TIRANE - Μinistri i Shëndetësisë Halim Kosova ka prezantuar dje drejtorin e ri të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Helidon Bushati, i cili ka zëvendësuar drejtorin Edmond Rrushi. “ Situata në spitale është e papranueshme.

Kam krijuar këtë bindje në vecanti gjatë kësaj jave në inspektimet që më është dashur të bëj në disa spitale në Tiranë por dhe në rrethe. Kam bërë disa verifikime për të parë sesi lekët e buxhetit të shtetit për shëndetësinë arrijnë te pacientët.

Nuk është se buxheti i shëndetësisë është i njëjtë me gjendjen e spitaleve”, u shpreh Ministri i Shëndetësisë duke adresuar dhe një sërë konsideratash për drejtorin e ri Helidon Bushati, cili ka punuar më parë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe atë të Ekonomisë.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 13.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)