Emërimi te Partizani, Genc
Tomorri drejtor i përgjithshëm

Emërimi te Partizani, Genc<br />Tomorri drejtor i përgjithshëm
Genci Tomorri është drejtori i ri i përgjithshëm i Partizanit. Ish-futbollisti i të kuqve u zyrtarizua dje në këtë detyrë të rëndësishme nga presidenti Gazmend Demi dhe këshilltari i numrit një të klubit Sulejman Starova. Ish-futbollisti i të kuqve, që nuk është shkëputur nga skuadra në momentet më të vështira do të jetë fuqiplotë në vendimarrje, ndërsa paraardhësit të tij, Dritan Dervishi, i është propozuar një tjetër pozicion akademi.

“Kemi vendosur që detyrën e drejtorit të përgjithshëm t’ia besojmë Genci Tomorrit, një ish-futbollist i Partizanit që ka frymën e bashkëpunimit”. Tomorri një njeri me shumë eksperiencë në mbajtjen në këmbë të akademisë së Partizanit dha se synimi i tij dhe i drejtuesve më të lartë është të ndërtojë një klub modern që do t’u kthehet edhe torfeve në të ardhmen. “Unë do të bëj atë që kam bërë gjithmonë të punoj me përkushtim për Partizanit.

Të gjithë së bashku do të ndërtojmë një klub modern.” Përsa u përket ndërhyrjebe në merkato, Tomorri siguroi se 80% e organikës do të jetë që që mbylli sezonin. “Ndryshime nga skuadra do të ketë gjithmonë, por unë mund t’ju siguroj se 80% e ekipit nuk do të ndryshojë, pra bërthama do të jetë ajo që mbylli sezonin”, theksoi Tomorri.

Projekti i kompleksit
Gjatë prezantimit të Tomorrit Demi përfitoi nga rasti për të kujtuar opinionin publik se punimet për ndërtimin e shtëpisë së re të Partizanit po vijojnë me intensitet të lartë dhe se brenda muajit shtator pritet që të vihet në funksion të paktën një fushë stërvitore.

“Unë jam biznesmen dhe sportin e shoh gjithashtu si biznes. Prej tre javësh kanë nisur punimet për ndërtimin e klubit të Partizanit dhe ju siguroj që po punohet me tre turne. Në shtator do të kemi mundësi të stërvitemi në shtëpinë tonë“, tha Demi.

Pas konferencës së shtypit klubi i Partizanit publikoi pamjet e ndërtuara grafikisht të ambienteve të reja. Nëpërmjet një positimi në faqen zyrtare, klubi i kuq zbuloi projektin e detajuar të kompleksit ku parashikohet ndërtimi i dy fushave stërvitore ku do të stërviten edhe ekipet zinxhir si dhe stadiumi ku Partizani do të luajë ndeshjet e shtëpisë.

Puna për transformimin e zonës në kompleks modern ka nisur që prej disa javësh dhe presidenca synon që njëra prej fushave stërvitore të jetë gati që në muajin shtator. Sipas projektit, stadiumi i ri do të ketë një kapacitet rreth 4500 vende dhe do të plotësojë të gjithë standartet e përcaktuara nga UEFA.

Përveç terreneve sportive klubi ka planifikuar ndërtimin e hotelit ku do të akomodohet skuadra, një palestër dhe një qëndër SPA. I gjithë projekti do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 37 mijë metrash katrorë në rrugën “Myslim Keta”. Ndërkohë, deri në përfundimin e stadiumit, me shumë mundësi Partizani do t’i luajë ndeshjet si pritës larg kryeqytetit pasi “Qemal Stafa” do të prishet për t’i hapur rrugë ndërtimit stadiumit të ri në qëndër të kryeqytetit.


Redaksia Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!