Emërohet kreu i Bordit të Dhomës
Tregtisë e Industrisë Shqipëri-Turqi
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi ka zgjedhur të mërkurën kryetarin e ri të Bordit Drejtues. Në këtë post është emëruar Seyhan Pencabligil, ndërkohë që Zëvendës Kryetar u zgjodh Z. Bahadir Aksoy.
Tiranë, Shqipëri (17 dhjetor 2015) - Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi (ATTSO) në mbledhjen e Bordit Drejtues të zhvilluar më datë 16 dhjetor 2015, ka vendosur unanimisht që Kryetar i Bordit Drejtues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi të zgjidhet z. Seyhan Pencabligil, ndërkohë që Zëvendës Kryetar u zgjodh Z. Bahadir Aksoy.
Në këtë mbledhje të zhvilluar, Bordi Drejtues falenderoi përzemërsisht Kryetarin e mëparshëm z. Hasmet
Kurum, për punën e jashtëzakonshme të kryer gjatë themelimit të Dhomës dhe në vazhdim.
Në fjalën e mbajtur, Z. Pencabligil theksoi se
“Turqia është partneri më i madh në shkëmbimet tregtare me Shqipërinë. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi do të ndihmojë në qëndrueshmërinë e aktiviteteve të bizneseve të të dyja vendeve, do të rrisë dhe diversifikojë investimet, do të asistojë sipërmarrjet dhe do të bashkëpunojë me sipërmarrësit e të dyjave vendeve, si dhe do të mbështesë dhe do të zhvillojë më tej biznesin dhe marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare midis dy shteteve.” Z. Pencabligil, Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit Drejtues të BKT që prej vitit 2000, është njëkohësisht Kryetar Nderi i Komitetit Kombëtar Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë (ICC), Anëtar i Bordit Drejtues të Shoqatës së Bankave, Kryetar i Bordit Drejtues të kompanisë Albanian Leasing, Anëtar i Bordit Drejtues të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA). Nën drejtimin e tij BKT arriti të bëhet banka më e madhe në sektorin bankar, duke u përzgjedhur njëkohësisht si Banka më e mire në Shqipëri nga institucione prestigjioze ndërkombëtare per vite me radhë. Z. Pencabligil së fundmi është zgjedhur edhe Konsull Nderi i Pakistanit në Shqipëri.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi ka filluar aktivitetin e saj në vitin 2014. Aktualisht duke përfaqësuar më shumë se 1.5 miliardë euro në investime direkte, 1.1 miliard euro në kontrata sipërmarrjeje dhe më shumë se 10.000 mijë të punësuar, Dhoma ushtron aktivitetin e saj si organizatë jo – fitimprurëse e biznesmenëve profesionistë nga Turqia dhe Shqipëria. Dhoma ka për qëllim ngritjen në nivele më të larta të marrëdhënieve ekonomike, tregtare, sociale dhe kulturore në përputhje me pritshmërinë e dy vendeve.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
81.4%
-
Të gabuar
13.5%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 5143
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Po pret në radë, Shqiptarja.com sjell pamjet nga afër të kontejnerëve me mbetje të dyshuara të rrezikshme në anijen 'Moliva'
2 Nëntor, 13:55
-
Anija me 2100 tonë mbetje të dyshuara të rrezikshme në Durrës, pret në radën e jashtme! Prokuroria sekuestrohen 102 kontejnerët: Monitorim 24 orë! Rrjeti i Bazelit: Zbuloni origjinën (VIDEO)
28 Tetor, 07:38
-
Anijet me mbetje ankorohen nesër, PD protestë pranë portit të Durrësit
27 Tetor, 12:21
-
Anijet me mbetje të dyshuara të rrezikshme mbërrijnë në Portin e Durrësit me 27 tetor! BAN thirrje qeverisë shqiptare: Beni analizat dhe transparencë
21 Tetor, 13:31
-
'Mbetjet e rrezikshme të Kurum' në Kuvend! Rama në interpelancë: Aludim psikopatologjik i artikuluar nga goja 7 penxherëshe! Bardhi: Kush i lejoi?
12 Shtator, 07:09
-
Bardhi interpelancë nesër në Kuvend për anijen me 816 ton mbetje toksike, burime për Report Tv: I përgjigjet vetë Rama
11 Shtator, 20:24
-
Fatos Çoçoli: Kompani që padisin Shtetin dhe bëjnë kontrabandë? Si po pastrohet Porti i Durrësit
6 Shtator, 10:33
-
Lulzim Basha: Marrëveshja me Kurum si ajo e rafinerisë së Ballshit, SPAK të nis hetimet! Para drejtësisë çdo zyrtar i përfshirë
4 Shtator, 17:49
-
KURUM mbylli aktivitetin, arrihen negociatat për punëtorët, Llatja: Ata që do rrinë në shtëpi do paguhen 35 mijë lekë në muaj, kush punon pagë 100%
4 Shtator, 12:27
-
Opozita kërkon tre ministra të qeverisë Rama në interpelancë! Shehaj pyet Kumbaron për licensimin e kompanisë ‘Sokolaj’ për transportin e mbetjeve
3 Shtator, 17:22
-
Anija me 816 ton mbetje, prokuroria merr mostra për analizimin nëse ishin toksike apo jo! Pritet të dërgohen për ekspertizë jashtë vendit
3 Shtator, 16:59
-
Kontrata u firmos pak ditë para skandalit me mbetjet toksike të Kurum, gjermanët e EMS ‘braktisin’ portin lindor në Durrës! Do të menaxhohet nga kroatët
3 Shtator, 15:36