Ema Andrea dhe Dedja:Kemi punuar
tre vjet për eventin e Metalurgjikut

Ema Andrea dhe Dedja:Kemi punuar<br />tre vjet për eventin e Metalurgjikut
Ish-Metalurgjiku i Elbasanit për 4 ditë me radhë do të shndërrohet në objekt të prezantimit të artit bashkëkohor. I konsideruar si një nga objektet e kohës së diktaturës, kjo ngrehinë nga datat 11 deri me 15 tetor 2014, mbledh për herë të parë emra të njohur artistësh për një event të madh artistik. Kuratorët Ema Andrea, njëkohësisht presidente e fondacionit MAM, e Klod Dedja premtojnë se publiku do të gjejë një hapësirë kreative.

“Kemi punuar prej vitesh, do të jetë gjithçka ndryshe, një Shqipëri tjetër në Elbasan”, thotë kuratorja Ema Andrea. Eventi i madh artistik i titulluar “Informal Mind” (mendje e hapur) do të zgjoj rrënojat e ish metalurgjikut të Elbasanit.

Me organizmin e fondacionit MAM, qendra multidisiplinare e lëvizjes artistike në Tiranë, nga datat 11 deri më 15 tetor 2014, nuk do të mungojnë edhe artistët e njohur në shkallë ndërkombëtare Sislej Xhafa e Anri Sala. Për sa i përket artistit Sislej xhafa ai sot do të japë dha dy performanca personale në Tiranë, të titulluara “Harrova që fillova”. Këto nuk janë larg konceptit kuratorial të eventit të madh të Elbasanit.

“Për sa i përket dy performancave të mia te Piramida dhe te Vila e Diktatorit, nuk është vetëm ndikimi i një periudhe të shoqërisë, por është një konflikt mes njeriut dhe artistikes. Eventi është i hapur dhe ne do kuptojmë padrejtësitë me të cilat jemi ndeshur parë më syrin e kohës sot”, thotë Sislej Xhafa. Videot e tij janë provokative, duke i dhënë artit të tij rastin për të shtruar një pyetje se ku do na çojë ky reflektim, ky bashkëbisedim me objektin artistik.

“Kjo është një pyetje që i drejtohet estetikës së artit”, thotë Xhafaj, i cili do të jetë në edhe venetin e Elbasanit me të tjerë pjesëmarrës si Anri Sala, Alban Muja, Fatmir Mustafa-Carlos, S. Latinovic, A. Hajdinaj, Sadik Spahija, Sh. Jashari, F. Qerimi, Pula, Joviceviç, Pireva, Markovic, Dankovic, etj. Kuratorët Ema Andrea, Klod Dedja, Ana Gdragic e Sonja Lau me këtë event tentojnë të krijojë një raport të ri me degradimin e së kaluarës, duke i lënë vend energjisë se re të arteve emergjente, por edhe qasjes masive të publikut me artin bashkëkohor.

Artistët e pëlqejnë hapësirën gjigante të metalurgjikut, prej vitesh e lënë në harresë, që nga koha e lulëzimit, para 91-shit. Kohë kur i ngriheshin edhe këngë të tilla: “Le të rrjedh çeliku për dyfekë e plugje/ të pëlcas armiku, moj kala e kuqe”. Për organizmin e këtij eventi ndërkombëtar, edhe kuratori Klod Dedja thotë se “më janë dashur tre vjet punë”.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato