EMA kundër dozës së katërt: Vaksinimi i shpeshtë mund të rrezikojë sistemin imunitar

EMA kundër dozës së katërt: Vaksinimi i shpeshtë mund të rrezikojë sistemin imunitar

Rregullatori i barnave i Bashkimit Evropian, shprehu dyshime të martën për nevojën për një dozë të katërt përforcuese të vaksinës COVID-19 dhe tha se aktualisht nuk ka të dhëna për të mbështetur këtë qasje, pasi kërkon më shumë të dhëna për variantin Omicron, i cili po përhapet shpejt.

Doza e katërt e koronavirusit, sipas agjencisë europiane te barnave nuk duhet të merret në një afat të shkurtër kohor pasi rrezikon që sistemin imunitar te njerëzve.

“Jemi të shqetësuar për doza shtesë të vaksinave në afat të shkurtër. Nuk mund të marrim një dozë shtesë çdo tre ose katër muaj pasi mund të mos marrim përgjigjen e dëshiruar nga sistemi imunitar. Prandaj duhet të kemi kujdes që të mos e rëndojmë sistemin tonë me vaksinime të përsëritura.”- u tha gazetarëve Marco Cavaleri, kreu i strategjisë së vaksinave në rregullatorin me bazë në Amsterdam.

‘Askush nuk e di saktësisht se kur do të shohim fundin e pandemisë. Kjo do të thotë se do te arrihet imuniteti. Arritja e imunitetit shtesë është shumë e rëndësishme. Fakti që një numër i madh njerëzish do të infektohen, mund të kuptohet se kemi imunitet të fortë që do të na nxjerre nga pandemia’- tha ai.

Por ai theksoi se “nuk duhet të harrojmë se jemi ende në një pandemi”, duke vënë në dukje barrën e madhe në kujdesin shëndetësor nga rritja e Omicron.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD: Miliona euro për studimet për pyjet, asnjë rezultat

PD: Miliona euro për studimet për pyjet, asnjë rezultat