Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se ai beson se FBI mund të gjejë një ''bombë'' në email-et, e Hillary Clinton. 
 
Gjatë një manifestimi, në Grand Rapids në Michigan, ai u shpreh se shpreson që 33 000 mesazhet e fshira të Hillary Clinton, të mund të risillen sërish.  

Nga ana tjetër, kandidatja demokrate, Hillary Clinton ka deklaruar se nuk ka frikë nga hetimi i FBI-së pasi nuk ka asgjë për të fshehur.

Sakaq Shtëpia e Bardhë ka deklaruar këtë të hënë se nuk e mbron as nuk e dënon, vendimin e FBI-së për të hetuar email-in e ish-sekretares amarikane të Shtetit. 

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com