Argjentina dhe Brazili rezultojnë të jenë vendet nga ku janë nisur email-et kërcënuese të dërguara në disa institucione të rëndësishme në vendin tonë. Hetuesit kanë zbuluar se e njëjta përmbajtje kërcënuese është dërguar nga dy adresa të ndryshme elektronike, njëra prej të cilave rezulton të jetë përdorur nga Argjentina, ndërsa tjetra nga Brazili.

Në këtë fazë të hetimit, identifikimi i personave përgjegjës mbetet i vështirë për autoritetet, pasi gjurmët e komunikimeve elektronike të çojnë jashtë vendit. Për zbardhjen e plotë të rastit, pritet që autoritetet shqiptare t’u drejtohen me letërporosi homologëve në Argjentinë dhe Brazil, për të kërkuar të dhëna dhe bashkëpunim në identifikimin e autorëve.


Lajmi kryesor:

E-mail për bombë në disa institucione të vendit, Policia: Alarm fals, po punohet për identifikimin e autorit! Mesazhet erdhën nga Argjentina dhe Brazili