Emailgate,Clinton 'kokë më kokë'
me Trump që kryeson në Florida

Emailgate,Clinton 'kokë më kokë'<br />me Trump që kryeson në Florida
Rihapja e hetimeve për ish sekretaren  e shtetit Hillary Clinton ka nisur të japë rezultatet e para edhe në sondazhe ndërsa na ndajnë vetëm 8 ditë nga zgjedhjet presidenciale.

Në sondazhet e fundit të publikuara republikani Trump i është afruar në mënyrë të ndjeshme rivales Clinton e cila deri më tani kryesonte. Madje në Florida republikani ka dalë të jetë i pari.
Shumë prej anëtravë të fushatës së Clinton shprehen të shqetësuar sepse këto sondazhe janë bërë pikërisht në vigjilje të skandalit të emaileve.E sipas sondazheve të bëra nga mediat prestigjioze si NBC dhe Wall Street Journal  Clinon është përpara Trump me vetëm 1 pikë përqindje.

Dukej sikur demokratja Clinton e kish në dorë Shtëpinë e Bardhë por cdo gjë ndryshoi kur FBI bëri të ditur se do të rinisë hetimet për emailet kur kandidatja ishte sekretare shteti.

Ndërkohë kreu demokrat i Senatit amerikan ka bërë të ditur se kreu i FBI-së mund të ketë shkelur ligjin me bërjen publik të hetimit të “e-mail”-eve të dyshuara si të lidhura me Hillary Clinton.

Harry Reid akuzoi drejtorin e FBI-së, James Comey, se ka shkelur ligjin që u ndalon zyrtarëve të influencojnë në zgjedhje. Sipas tij Comey i nxitua në këtë cështje e nga ana tjetër  nuk jep informacione për lidhjet e Trump me Putin.

FBI-ja, ndërkaq, ka siguruar autorizimin për të kërkuar mes disa “e-mail”-eve që i përkasin ndihmëses kryesore të Clintonit .Në total janë 650 mijë “e-mail”-e që do të hetohen nëse përmbajnë apo jo ndonjë informacion të konsideruar sekret, ndaj dhe është thuajse e pamundur që hetuesit të japin një verdikt mbi këtë përpara ditës së zgjedhjeve.

Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin