/ATSH/- Ekspertë nga Ministria e Bujqësisë janë nisur në Moskë për të biseduar në lidhje me moslejimin e eksporteve të perimeve shqiptare drejt Rusisë.
Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti deklaroi se brenda dhjetorit çështja e embargos ruse ndaj prodhimeve shqiptare do të zgjidhet.
Kjo embargo ka hyrë në fuqi në 8 dhjetor 2014 dhe sipas ministrit Panariti, nuk ka dhënë ende asnjë efekt tek fermerët shqiptarë.
"Nuk mendoj që ka dhënë një impakt kaq shpejt, aq më tepër që volumi i eksporteve tona në Rusi nuk është aq i madh sa të ndikojë shumë në mosevadimin e prodhimeve shqiptare. Kjo çështje do të mbyllet para fundit të vitit dhe ne shpresojmë shumë që të rihapet ky eksport ndaj tregut rus. Ka patur një tendencë rritje drejt tregut rus, për shkak se prodhimet tona janë të freskëta dhe kanë ngjallur interesin edhe të importuesve rusë, por harta jonë e eksportit është shumë më e gjerë se sa eksporti ndaj Rusisë. Ne eksportojmë në 18 vende. Orientimi ynë është i qartë, ne duam kryesisht partnerë kryesorë të kemi Bashkimin Europian", tha Panariti.
Ministri Panariti thekson se çertifikata fitosanitare, shkak i embargos, nuk falsifikohej në Shqipëri, por në një vend fqinj.
/Shqiptarja.com