TIRANE - Vendimi i Rusisë për të rritur taksën e eksportimit të grurit në Europë më 1 shkurt si dhe forcimi i vlerës së dollarit amerikan kanë ngritur shqetësime tek konusmatorët shqiptarë të cilët besojnë se do të ketë rritje të çmimit të bukës.
Për A1 Report, zëvendësministri i Bujqësisë Alban Zusi ka siguruar se rritja e taksave doganore ruse për grurin është një vlerë e papërfillshme për të çuar në rritjen e çmimit të produktit final, bukës për konsumatorët shqiptarë.
“Në bazë të përllogaritjeve që kemi bërë, kemi pritshmëri që nuk do të ketë luhatje të çmimit të bukes, pasi aktualisht çmimi i miellit është në kuotat më të ulëta historike. Ndërkohë çmimi bukës nuk ka lëvizur prej vitesh. Kështu një rritje e çmimit të miellit ka hapësira dhe marzhe fitime për prodhuesit për të mos rritur çmimin e bukës.” tha Zusi
Por ndryshe mendon Enver Ferizaj, kryetar i Këshillit të Agrobiznesit, i cili thotë se rritja e çmimit të grurit do të pasojë rrjedhimisht rritje të çmimit të bukës, ndonëse jo në shifër të përllogaritur saktë. Kështu ai mendon se duhet të merren masa për stimulimin e sipërfaqeve të mbjella.
“Duhet të marrim pasa për t’i paraprirë kësaj situate. Masat konsistojnë në stimulimin e sipërfaqeve të mbjella duke i ndihmuar me heqjen e taksës për plehrat kimike dhe për barërat e këqija të grurit që është mbjellur akutalisht, për t’i stimuluar fermerët që të kemi një rritje të rendimentit për njësi sipërfaqe me qëllim për të marrë sa më shumë në mënyrë që të kemi një zbutje të këtij çmimi.” u shpreh Ferizaj
Një tjetër faktor që mund të çojë në rritje të çmimit është edhe forcimi i dollarit, pasi gruri është i kuotuar në bazë të monedës amerikane. Një forcim i mëtejshëm i tij, së bashku me embargon ruse kanë përhapur frikën e rritjes së çmimit të bukës.
Për të plotësuar nevojat me grurë, Shqipëria eksporton rreth 50% nga vendet e huaja, gjysmën e së cilës, e cila përllogaritet në vlerën e 180 mijë ton, e importon nga Rusia. Kjo e fundit ka vendosur të bëjë një rritje të sistemit vetëdoganor për grurin në vlerën 35 dollarë/ton, që përllogaritet 5 lekë të reja/kg.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO