Embëlsirë e shpejtë me kungull
Përbërësit:
- 1 kungull të vogël të verdhë
- 500 ml qumësht
- 30 gr niseshte
- 20 gr miell
- 50 gr sheqer
- 1 lç shafran
- Lajthi ose fistik
- Kanellë
Përgatitja:
Pastrojmë kungullin e presim në feta dhe e vendosim në furrë të zbutet. Më pas e kalojmë në mikser ku shtojmë dhe pak shafran. Vendosim në zjarr një tenxhere ku shtojmë qumështin, niseshten e tretur, miellin dhe sheqerin. E trazojmë masën derisa të marrë valë. Më pas shtojmë purenë e kungullit dhe kanellë. E trazojmë mirë dhe e servirim spërkatur me lajthi ose fistik si dhe me kanellë.