Ëmbëlsirë e veçantë në gotë me salep nga zonja Albana
Përbërësit:
300 gr biskota
120 gr gjalpë
250 gr maskarpone
250 gr pana ëmbëlsire
2-3 lgj salep
150 ml ujë
Çokollatë në grimca
Përbërësit:
Grijmë biskotat dhe i bashkojmë me gjalpin. Këtë masë e vendosim si shtresë në
gotat e servirjes ose në një tavë ëmbëlsirash.
Tresim salepin në ujë të ngrohtë dhe më pas e vendosim në sobë dhe e lemë derisa të trashet. E lemë pak të ftohet dhe e shtojmë mbi shtresën e biskotave.
Rrahim panën e ëmbëlsirave dhe më pas shtojmë maskarponen. E trazojmë mirë dhe e vendosim si shtresë të fundit të ëmbëlsirës. E spërkasim me disa copëza çokollate dhe e kemi gati për t’a servirur.