Ëmbëlsirë me ftonj të aromatizuar me hibiskus

Përbërësit:

  • 3 ftonj
  • 100 g sheqer
  • 1 lugë mjaltë
  • 1 shkop kanellë
  • Lule hibiskus
  • Ujë sa të mbulohen

Përgatitja:

Ftonjtë i ndajmë në mes edhe i pastrojmë nga lëkura dhe farat, i vendosim në tenxhere me ujë, sheqer, kanellë, hibiskus dhe mjaltë, i ziejmë ngadalë derisa shërbeti të trashet e të zbuten. I kthejmë nga të dyja anët që të marrin ngjyrën e kuqe dhe shijen e hibiskus.