Një vajzë vetëm 2 vjeçe, e cila ishte diagnostikuar me një anomali të lindur që kur ndodhej në barkun e nënës, i është nënshtruar një operacioni në QSUT. Vogëlushja kishte një kist në fshikëzën e urinës, përmasat e të cilit ishin pothuajse sa vetë fshikëza.
Ndërhyrja u krye nga ekipi i Kirurgjisë Infantile në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, i drejtuar nga profesor Dritan Alushani, dhe zgjati 3-4 orë.
Duke shpjeguar rastin, Alushani tha se vajza ishte ndjekur nga mjekët që para lindjes, ndërsa problemi në fshikëzën e urinës kishte vazhduar edhe pas ardhjes së saj në jetë.
“Një vajzë e vogël, e cila ka një anomali të lindur që është diagnostikuar para lindjes. U ndoq pas lindjes, vazhdonte me një anomali në fshikëzën e urinës, e cila formon një kist të madh. Problemi në këtë rast ishte sa i madh ishte kisti, ishte pak a shumë sa ishte edhe fshikëza e urinës”, shpjegoi mjeku.
Sipas tij, sfida kryesore gjatë operacionit ishte heqja e anomalisë, pa dëmtuar indet e nevojshme për funksionimin e fshikëzës së urinës në të ardhmen.
“Sfida ishte që duhet të heqësh atë që praktikisht është anomali, duhet të lësh edhe inde të mjaftueshme që nesër, pasnesër të ketë fshikëz urine të përshtatshme, që mund të jetojë për gjithë jetën. Ndërhyrja zgjati 3-4 orë dhe shkoi shumë mirë”, tha Alushani.
Sipas Ministres sw Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Klodiana Spahiu, ky wshtw njw tjetwr histori suksesi e Kirurigjisw Infantile nw QSUT dhe një tjetër dëshmi të profesionalizmit dhe përkushtimit të ekipeve mjekësore për kujdesin e specializuar dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së pacientëve të vegjël.
Shërbimi Social Dibër ka reaguar zyrtarisht lidhur me rastin e fëmijës duke sqaruar se i janë ofruar shërbimet e nevojshme pranë Qendrës “Shpresa e Re” në Bashkinë Mat, përfshirë edhe trajtimin me medikamente.
Sipas deklaratës, në muajin prill, nëna e ka larguar fëmijën nga shërbimi me vullnetin e saj, pasi sipas saj terapia me medikamente mund t’i shkaktonte dëmtime të rënda në tru.
Shërbimi Social Shtetëror Dibër bën me dije se aktualisht po shqyrtohet rasti nga grupi rajonal i punës, me përfshirjen edhe të nënës së fëmijës. Qëllimi është vlerësimi i mundësive për ofrimin e shërbimeve të integruara, duke pasur në fokus interesin më të lartë të fëmijës. Në deklaratën zyrtare theksohet se për trajtimin e rastit janë ndjekur protokollet përkatëse të menaxhimit, në përputhje me procedurat dhe standardet e përcaktuara.
"Fëmija ka marrë shërbimet e nevojshme pranë Qendrës “Shpresa e Re” në Bashkinë Mat, përfshirë edhe terapinë me medikamente. Në muajin prill, nëna e ka larguar fëmijën nga trajtimi me vullnetin e saj, me pretendimin se terapia me medikamente mund t’i shkaktonte dëmtime të rënda në tru.
Ndërkohë, grupi i punës së Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror po shqyrton rastin dhe po përgatit një vendim për rastin në fjalë, duke përfshirë në këtë proces edhe nënën e fëmijës. Qëllimi është të vlerësohen mundësitë për ofrimin e shërbimeve të integruara, në interesin më të lartë të fëmijës."-thuhet në reagim.










Komente
Komento