Embëlsirë me thërrime buke dhe muhalebi nga zonja Albana

Êmbëlsirë me thërrime buke dhe muhalebi

Përbërësit:

3 kokrra vezë

1 gotë thërrime buke

1 gotë pluhur kokosi

½ gotë vaj

½ gotë sheqer kaf

Sherbeti:

1 ½ gotë sheqer

2 gota ujë

Muhalebia:

1 litër qumësht

1 gotë niseshte

½ gotë sheqer

1 lç gjalpë

3 pika vanilje lëng

Përgatitja:

Rrahim vezët me sheqerin, shtojmë vajin. Vazhdojmë trazimin, më pas shtojmë pluhurin e kokosit, bukën e thërrmuar dhe vaniljen lëng. Këtë masë e shtrojmë në një tavë. E nivelojmë mirë dhe e vendosim të piqet në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius.

Ndërkohë paralelisht në një enë përgatisim shërbetin, ndërsa në tjetrën muhalebinë. Ngrohim qumështin dhe tresim pak niseshte në të. Më pas shtojmë sheqerin dhe vazhdojmë trazimin derisa kremi të lidhet. Sapo muhalebia të fillojë të trashet shtojmë pak gjalpë. E lemë muhalebinë të ftohet plotësisht. Pasi baza e ëmbëlsirës të jetë pjekur e sherbetosim. E lemë të përthithë mirë sherbetin dhe më pas vendosim një shtresë muhalebi. E punojmë me një spatul në mënyrë që shtresa të jetë e niveluar mirë. E lemë ëmbëlsirën të ftohet, mirë është në frigorifer dhe më pas e shërbejmë duke e spërkatur me pluhur arrë kokosi.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën