‘Emër dhe datën e lindjes’, nënat ukrainase shënojnë të dhënat mbi kurrizin e fëmijëve të tyre: Nëse vdesim, ta dinë se kush janë

‘Emër dhe datën e lindjes’, nënat ukrainase shënojnë të dhënat mbi kurrizin e fëmijëve të tyre: Nëse vdesim, ta dinë se kush janë

“Vira Makovi, 10.11.2019”, kjo është shkruar në kurrizin e një vajze të vogël vetëm 3 vjeç nga nëna e saj ukrainase. Siç shihet edhe në fotografinë e publikuar nga mediat, mbi kurrizin e vogëlushes nëna ka lënë edhe një numër telefoni.

Kjo është një metodë e re që përdorin nënat ukrainase të frikësuara për fëmijët e tyre që nëse humbin jetën të ikin pa pengje, pasi fëmijët e tyre do t’i kthehen familjarëve.

“Nëse ne vdesim, të paktën të dinë se kush janë”, kështu kanë thënë disa prej nënave ukrainase që kanë filluar ta praktikojnë atë.

Pamjet e luftës janë çdo ditë e më të dhimbshme, ndërsa dhimbja e humbjes çdo ditë edhe më e madhe.


Lajmi kryesor:

Pas Buchas një tjetër masakër, 200 viktima në Borodyanka! Zelensky në Këshillin e Sigurimit: Të krijohet një gjykatë model i Nurembergut për të dënuar krimet e Rusisë! BE: Embargo qymyrit rus


J.GJ./B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

KQZ pranon 50 mijë shqiptarë për votim nga diaspora! Refuzimet po kapin 30 mijë raste

KQZ pranon 50 mijë shqiptarë për votim nga diaspora! Refuzimet po kapin 30 mijë raste