‘Emergjenca i ka thyer rregullat në spitale’, Sonila Luga sjell historinë e të moshuarit italian me koronavirus që refuzonte të ushqehej. E binda duke...

 Brenda mureve të spitaleve, lot gëzimi dhe hidhërimi, histori suksesi dhe humbjesh kanë qenë gjithmonë prezentë. Por, pavione të mbushura me njerëz që luftojnë me një armik të përbashkët, edhe për një infermier është gjithnjë një situatë e vështirë, emocionuese dhe prekëse. E në të tilla raste, rregullat rigoroze të një spitali ia lënë vendin ndjenjës njerëzore, histori që të përfshijnë emocionalisht. Një histori të tillë e tregon edhe Sonila Luga, e cila prej 16 vitesh është infermiere në Itali. Edhe pse përballet vazhdimisht me histori trishtuese, ajo thotë se një rast që i ka ngelur në mendje është një i moshuar që refuzonte të ushqehej.

Normalisht, në ditët normale me pacientin duhet të thërrasim nga mbiemri. Emergjenca i ka thyer të gjitha rregullat që më përpara ndiqeshin me rigorozitet. Flasim në rastin tim edhe për pacientë të moshës së tretë, ndaj i thërrasim nga emri, pasi ato ndihen të vetmuar. Emergjenca ka ndryshuar dhe raportin infermier-pacient. Ka patur raste sic më ka ndodhur mua edhe infermierëve të tjerë. Unë konkretisht kam patur 2 raste. Njëri pacient refuzonte të ushqehej, sepse ishte shumë i lodhur, ishte i mërzitur dhe e vetmja mënyrë reagimi ishte që ai të refuzonte ushqimin. Pasi shpërndamë ushqimin te të gjithë pacientët, ndalova te kjo dhomë dhe e ftova të hante, ndërkohë që vazhdonte të refuzonte. Fillova ta shmangia vëmendjen nga ushqimi dhe të flisja me familjarët, sa fëmijë kishte, sa nipër e mbesa dhe kështu pak nga pak arrita që ai të hante pak pasi ai e kishte vendosur të refuzonte. Ndaj e ftova që të bënte një telefonatë dhe telefonuam të shoqen. Donte me cdo kusht të mësonte emrin tim dhe kur e mësoi nuk tentoi ta përshtaste në italisht. Ky ishte një sadisfaksion tjetër. Ndërsa historia tjetër shumë prekëse është që fakti që na erdhën në urgjencë dy pacientë, të cilët ishin burrë e grua. U mobilizuam që shtrimi të bëhej në të njëjtën dhomë. (Zakonisht në një dhomë qëndrojnë dy byrra ose dy gra.) në mënyrë që të kishin mundësi të komunikonin me njëri tjetrin. Fatkeqësisht sëmundjen nuk e kaloi zotëria, zonjën arritëm ta kuronim dhe ta dërgonim në shtëpi. Fakti që i shoqi u nda nga jeta, zonja pati mundësi ta përshëndeste, ti jepte lamtumirën e fundit dhe e konsideroi veten me fat që pati mundësinë ti jepte lamtumirën e fundit të shoqit. Imagjinoni që në këtë tragjedi 20 mijë persona nuk arritën tja dalin dhe 20 mijë familje nuk arritën të përshëndeteshin me të afërmit.” tregon ajo.


Lajmi kryesor:

Infermierja shqiptare në Itali rrëfen përjetimet në spitalin ku luftohet për jetën, Sonila Luga: Pacientët refuzonin të ushqeheshin! Vajza më tha ‘Nuk dua të vdesësh…’


D.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb