Infermierja shqiptare në Itali rrëfen përjetimet në spitalin ku luftohet për jetën, Sonila Luga: Pacientët refuzonin të ushqeheshin! Vajza më tha ‘Nuk dua të vdesësh…’

Infermierja shqiptare në Itali rrëfen përjetimet në spitalin ku luftohet për jetën, Sonila Luga: Pacientët refuzonin të ushqeheshin! Vajza më tha ‘Nuk dua të vdesësh…’

Jeta e tyre është mision për jetën e të tjerëve, e ky mision i mjekëve është bërë akoma më I shenjtë e më kuptimplotë, në një kohë kur bota po përballet me një armik të padukshëm, që vjedhurazi vijon të marrë jetë, Covid-19.

Italia ka qenë një nga shtetet më të prekura nga koronavirus, duke mbushur spitalet me të pashpresë që luftonin me vdekjen, pa patur mundësinë që çastet e fundit të jetës t’i kalonin me njerëzit e afërt. Mjekët, infermierët dhe i gjithë personeli mjekësor në të gjithë botën ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme për të shpëtuar të prekurit nga virus, duke u kthyer në shpresë për vijimin e jetës. Eksperienca ndoshta më e vështirë në jetën e një infermiereje, përjetimet, situatat e vështira të bëjnë të kuptosh sesa e shenjtë është jeta.

Këtë kuptojmë nga rrëfimi i infermieres shqiptare Sonila Luga, që prej 16 vjetësh shërben në spitalet italiane dhe tashmë prej më shumë se 2 muajsh në luftën kundër Covid-19 në spitalin e Berscias.

Sonila Luga e ka nisur profesionin e infermieres në Itali, vend në të cilin thotë se është ndjerë shumë mirë që në fillim. Sot, në këtë përballje të vështirë ajo rrëfen në emisionin “Rreze Dielli” momentet e para kur spitalet nisën të mbusheshin me të prekur nga koronavirus, momentet e lodhshme dhe sfilitëse, frikën se mos padashur fut në trupin e fëmijëve të saj virusin vdekjeprurës dhe histori që të përlotin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:36
‘Më tha: Nuk dua të vdesësh’, infermierja shqiptare në Itali rrëfen çfarë i tha vajza! Përlotet moderatorja e “Rreze Dielli”: Jemi krenarë për ju…

Emocionuese dhe rrënqethëse ka qenë biseda me infermieren shqiptare Sonila Luga, e cila në emisionin “Rreze Dielli” solli përjetimet e ditëve të saj të punës në spitalin e Berscias, në luftën e vazhdueshme kundër koronavirus.

Ajo tregon se lodhja dhe sfilitja para dëshirës për të ndihmuar nuk është asgjë, por frika se mos infektonte fëmijët e saj padashur, ka qenë gjithmonë prezente. Ndonëse nuk mund të jetë pranë fëmijëve dhe duhet të respektojë distancën edhe kur është në shtëpi, asaj i kanë mbetur në mendje fjalët e vajzës e cila e frikësuar për shëndetin e saj I ka kërkuar të bëjë kujdes.

"Kur filloi e gjithë kjo histori vajza ishte shumë e shqetësuar, edhe djali po ashtu po vajza është pak më e madhe dhe I kupton gjërat më mirë. Ishte shumë e informuar për gjendjen që ndodhej Italia, dhe nuk do ta harroj kurrë kur erdhi një natë pranë meje, sepse nuk mund t;I përqafoj dhe nuk mund ti puth, por erdhi pranë meje dhe më tha: Mami, unë kam një mendim që dua ta them, sepse jam e shqetësuar. Unë dua që t’I të shkosh në punë t’I ndihmosh pacientët, por nuk dua që ti të vdesësh. Kjo është ndjenja që fëmijët tanë, e cilitdo prej nesh që punojmë në këto kushte përjetojnë’ shprehet infermierja shqiptare." thotë infermjerja. 

Këto fjalë kanë emocionuar moderatoren e emisionit “Rreze Dielli”, e cila nuk ka mundur dot as të përmbajë lotët.

Jemi shumë krenarë për ju. Shqiptarja e cila si shumë shqiptarë të tjerë, ka zgjedhur që të punojë për të shpëtuar jetët e atyre që po rrezikojnë përballë koronavirus. Ne duam shumë që këto moment… kërkoj ndjesë, kur bëhet fjalë për fëmijët bëhem kështu. E kam të vështirë!”, është shprehur Katerina Trungu.

Ora 14:35
Dërgimi i mjekëve dhe infermierëve në Itali, Sonila Luga: Na bëri të ndihemi krenarë

Dërgimin e mjekëve dhe infermierëve shqiptarë që do të ndihmojnë kolegët italianë në luftën kundër koronavirus, infermierja shqiptare në Itali Sonila Luga e konsideron një arsye për tu ndjerë krenarë. Ajo thotë se shumë kolegë italianë e kanë falenderuar për këtë gjest të shqiptarëve.

“Ishte një gjest që Shqipëria tregoi se cilët janë shqiptarët. Fraza që kryeministri ynë përdori që ‘shqiptarët janë të varfër, por jo pa kujtesë’, besoj së do të hyjë në kujtesë. Na bëri të ndihemi krenarë dhe bëi një sensibilizim edhe nëndërgjegjen e politikës italiane karshi Shqipërisë, e sidomos edhe në ndërgjegjen e qytetarëve të thjeshtë. Kam patur shumë kolegë e shoqe të mia këtu që kolegët më kanë falenderuar në emër të këtyre personave dhe kanë parë që nuk duhet të jemi të pasur për të ndihmuar njëri tjetrin.” shprehet infermierja. 

Ora 14:32
A mendove ndonjëherë që ta lije këtë profesion? Infermierja Sonila Luga: Nëse ndjen frikë, atëherë nuk je për këtë punë

Një rrëfim shumë emocionues ka qenë ai i Sonila Lugës, një infermiere shqiptare në Itali që ndodhet në frontin e parë të luftës me Covid-19 në spitalin e Berscias. Janë cilësuar si heronjtë e kësaj kohe dhe duket se frika është shuar përballë misionit për të shpëtuar jetë. E pyetur nga moderatorja e emisionit “Rreze Dielli”, Katerina Trungu se a e ka menduar ndonjëherë të heqë dorë, Sonila shprehet se pavarësisht vështirësive, nëse punën që bën e do, nuk ndjen frikë dhe nuk stepesh.

“Si unë të gjithë kolegët e mi, pas një turni të vështirë, pas një pune të rëndë, ke nevojë të flasësh me njerëz që bëjnë të njëjtën punë si ty dhe arrin të kuptojnë atë që ti kalon. Unë në qershor bëj 16 vite që bëj në këtë punë, në këtë profesion nëse nuk je e prirur ta bësh këtë punë, nuk e bën dot gjithmonë, nuk mund të vazhdosh përpara nëse nuk e do.” shprehet infermierja shqiptare.

Ora 14:30
‘Emergjenca i ka thyer rregullat në spitale’, Sonila Luga sjell historinë e të moshuarit italian me koronavirus që refuzonte të ushqehej. E binda duke...

 Brenda mureve të spitaleve, lot gëzimi dhe hidhërimi, histori suksesi dhe humbjesh kanë qenë gjithmonë prezentë. Por, pavione të mbushura me njerëz që luftojnë me një armik të përbashkët, edhe për një infermier është gjithnjë një situatë e vështirë, emocionuese dhe prekëse. E në të tilla raste, rregullat rigoroze të një spitali ia lënë vendin ndjenjës njerëzore, histori që të përfshijnë emocionalisht. Një histori të tillë e tregon edhe Sonila Luga, e cila prej 16 vitesh është infermiere në Itali. Edhe pse përballet vazhdimisht me histori trishtuese, ajo thotë se një rast që i ka ngelur në mendje është një i moshuar që refuzonte të ushqehej.

Normalisht, në ditët normale me pacientin duhet të thërrasim nga mbiemri. Emergjenca i ka thyer të gjitha rregullat që më përpara ndiqeshin me rigorozitet. Flasim në rastin tim edhe për pacientë të moshës së tretë, ndaj i thërrasim nga emri, pasi ato ndihen të vetmuar. Emergjenca ka ndryshuar dhe raportin infermier-pacient. Ka patur raste sic më ka ndodhur mua edhe infermierëve të tjerë. Unë konkretisht kam patur 2 raste. Njëri pacient refuzonte të ushqehej, sepse ishte shumë i lodhur, ishte i mërzitur dhe e vetmja mënyrë reagimi ishte që ai të refuzonte ushqimin. Pasi shpërndamë ushqimin te të gjithë pacientët, ndalova te kjo dhomë dhe e ftova të hante, ndërkohë që vazhdonte të refuzonte. Fillova ta shmangia vëmendjen nga ushqimi dhe të flisja me familjarët, sa fëmijë kishte, sa nipër e mbesa dhe kështu pak nga pak arrita që ai të hante pak pasi ai e kishte vendosur të refuzonte. Ndaj e ftova që të bënte një telefonatë dhe telefonuam të shoqen. Donte me cdo kusht të mësonte emrin tim dhe kur e mësoi nuk tentoi ta përshtaste në italisht. Ky ishte një sadisfaksion tjetër. Ndërsa historia tjetër shumë prekëse është që fakti që na erdhën në urgjencë dy pacientë, të cilët ishin burrë e grua. U mobilizuam që shtrimi të bëhej në të njëjtën dhomë. (Zakonisht në një dhomë qëndrojnë dy byrra ose dy gra.) në mënyrë që të kishin mundësi të komunikonin me njëri tjetrin. Fatkeqësisht sëmundjen nuk e kaloi zotëria, zonjën arritëm ta kuronim dhe ta dërgonim në shtëpi. Fakti që i shoqi u nda nga jeta, zonja pati mundësi ta përshëndeste, ti jepte lamtumirën e fundit dhe e konsideroi veten me fat që pati mundësinë ti jepte lamtumirën e fundit të shoqit. Imagjinoni që në këtë tragjedi 20 mijë persona nuk arritën tja dalin dhe 20 mijë familje nuk arritën të përshëndeteshin me të afërmit.” tregon ajo.

Ora 14:29
Lufta kundër Covid-19, infermierja Sonila Luga: Lamtumira jepet në momentin që hipën në autoambulancë’

Infermierja shqiptare Sonila Luga e cila shërben prej disa vitesh në Berscia në Itali tregon në emisionin “Rreze Dielli” detaje nga ajo që ndodh brenda mureve të spitalit. Shërben në pavionin e të moshuarve të infektuar me Covid-19, për të cilët thotë se lidhja e krijuar me to nuk është thjesht pacient-infermier. Ashtu sikurse është bërë tashmë e ditur, prej momentin që ata merren me autoambulancë nuk kanë më asnjë kontakt me familjarët e tyre dhe nëse nuk ia dalin mbanë të fitojnë këtë luftë, lamtumira e vetme është ajo kur nga dera e shtëpisë duhet të shkojnë drejt spitalit. E vetmja lidhje me ta, mund të jetë një video-telefonate.

“Sy që të ndjekin në cdo moment kur hyn nëpër dhoma, kur kanë edhe vështirësi të të njohin se kush je, sepse nga qëndrimi aty të njohin nga zëri sepse ne infermieret jemi të vëshura gati njësoj, është e vështirë, pacienti nuk arrin të flasë me familjarët, ka frikë të qëndrojë vetëm, cdo aktivitet që bejme ne me ta, është i vetmi kontakt human që ata kanë. Ne duhet të kemi parasysh që nga momenti që familjari merret nga ambulanca, që në atë moment ndahet nga pjesën tjetër të familjes, pasi nuk dihet nëse do e superojë sëmundjen, nëse do kthehet, sikurse edhe familjarët nuk e dinë a do të kthehen më apo jo.  Strukturat janë munduar të bëjnë edhe video call me familjarët, por për personelin në ditët e para ishte e pamundur të kishte kohë dhe të ndalonte dhe të bënte dhe këto aktivitete. Ditët e para kanë qenë shumë të vështira sepse kemi patur shtrime të shumta dhe të papërballueshme. Pastaj pak nga pak krijuam dhe lidhjet me familjen. Problemi ngelet te personat që nuk mundën ta mposhtin këtë sëmundje. Lamtumirën e kanë dhënë në momentin që kanë hipur në ambulancë, ose nëpërmjet një video telefonate që është arritur të bëhet nga spitali.” tregon Sonila Luga.

Ora 14:28
Sonila Luga: Në një hark kohor shumë të shkurtër spitalet u mbushën plot, ngelesh pa fjalë nga ajo që shikon

Infermjerja shqiptare e cila prej vitesh jeton në Itali Sonila Luga ka rrëfyer në emisionin “Rreze Dielli” situatën e vështirë me të cilën po përballet sheti fqinj prej më shumë se dy muajsh në luftën kundër koronavirus. Fillimet e luftës me këtë virus ajo i tregon të vështira, teksa shihje spitale që mbusheshin plot me të infektuar, në një hark shumë të shkurtër kohor.

Sëmundjet e mushkërive në repartin tim janë në urdhrin e ditës. Kjo nisi në mënyrë marramendëse, në mënyrë kaq të shpejtë, sa edhe ne na gjeti gati të papërgatitur. Pamë në hark shumë të shkurtër kohor që spitali jonë u mbush me të sëmurë me Covid-19. U gjendëm para një vështirësie, sepse nuk kishim më shtretër. Konkretisht spitali im në Brescia hapi shumë reparte të tjera duke dërguar në struktura të tjera pacientët, për të liruar vendin për pacientët urgjent me Covid-19. Konkretisht dita jonë fillon me higjenën personale, dhënien e ilaceve, mobilizimin e tyre, sepse punoj me pacientë të moshuar. Përshtypja e parë që ti ngel pa fjalë është që ke përpara një pacient që ka një sasi oksigjeni shumë të madhe dhe ka vështirësi në frymëmarrje, edhe të pijë një gotë ujë për të është problem nëse nuk ka oksigjenin.” thotë në “Rreze Dielli” infermierja.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Femijet Gezimi me i madhe i kujdo ..: 30/04/2020 17:03

    E dhimbshme fjalet ,, Femijet te pafajshem kudo ne Bote..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë