Emergjencat Civile në Vlorë, Haki Çako: Masa paraprake për përmbytjet

Emergjencat Civile kanë zbritur në Vlorë këtë të premte. Në sheshin "Pavarësia" në Skelë u zhvillua një aktivitet sensibilizues nën moton "Risku nuk është fat është zgjedhje". Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Haki Çako, tha se Vlora është një nga zonat më të prekura, ndaj ky aktivitet është i domosdoshëm.

Duke sensibilizuar banorët e këtyre zonave, pasi Vlorë është qyteti i dytë pas Shkodrës që ka risk më të madh nga përmbytjet. Sipas Cakos duhet të merren masa paraprake duke reaguar dhe të sensibilizohen pasi kostoja pas përmbytjeve është shumë e madhe.

Sakaq, kreu i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli  tha se aktualisht janë duke punuar bashkërisht me Emergjencat Civile duke konkluduar një projekt për forcimin e argjinaturës së Vjosës e cila shkon në një miliard lekë e cila do të shmang përmbytjet në këtë territor.

Leli i ka bërë thirrje për banorët e Vlorës që të kenë kujdes në hedhjen e mbeturinave urbane pasi ato janë ndër shkaktarët e devijimit të ujërave dhe mbushjes së kanaleve kulluese. Duke paralajmëruar nëntor me shira, Leli u kërkoi qytetarëve t'i përgjigjen në kohë thirrjes për evakuim nëse do të ketë situate emergjente.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja