Emërimet në Gjykatën e Lartë,
Nishani fton në konsultime partitë

Emërimet në Gjykatën e Lartë,<br />Nishani fton në konsultime partitë
TIRANË - Presidenti Nishani fton krerët e grupeve parlamentare për këshillime për përcaktimin e kritereve konkrete mbi emërimin e dy anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë. Takimet konsultative do të nisen nesër rreth orës 10:00 dhe do të zhvillohen në ambientet e Presidencës.

Në njoftimin Presidencës thuhet se Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në zbatim të detyrimit kushtetues, më  24 qershor 2014, do të organizojë takime këshillimore me krerët e grupeve parlamentare për emërimin e dy anëtarëve të Gjykatës së Lartë.

Vakancat në Gjykatën e Lartë janë krijuar si rrjedhojë e shtimit të numrit të gjyqtarëve në këtë institucion.

Takimi këshillimor bëhet me qëllimin për të siguruar një përbërje cilësore të Gjykatës së Lartë, si dhe për të caktuar kritere konkrete, bazuar në listën e kandidatëve.
Konsultimet do të zhvillohen me krerët e grupeve parlamentare të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim, Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet si dhe Partisë Republikane.

Takimet do të zhvillohen në Presidencë si më poshtë: 
Ora 10:00 me zotin Gramoz Ruçi, Kryetar i grupit parlamentar t[ Partisë Socialiste;
Ora 10:45 me zotin Edi Paloka, Kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike;
Ora 11:30 me zotin Petrit Vasili, Kryetar i grupit parlamentar të LSI-së;
Ora 12:00 me zotin Shpëtim Idrizi, Kryetar i grupit parlamentar të PDIU;
Ora 12:30 me zotin Fatmir Mediu, Kryetar i grupit parlamentar të PR.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS