Emërimet në Gjykatën e Lartë- Presidenti Nishani takime me krerët e grupeve parlamentare

Presidenti Nishani zhvilloi takime këshillimore me krerë dhe përfaqësues të grupeve parlamentare
Presidenti Nishani zhvilloi takime këshillimore me krerë dhe përfaqësues të grupeve parlamentare
TIRANË, 24 Qershor /ATSH/ -Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në zbatim të detyrimit kushtetues zhvilloi sot takime këshillimore me krerët e grupeve parlamentare për përcaktimin e kritereve konkrete për emërimin e dy anëtarëve të Gjykatës së Lartë.
Presidenti Nishani u takua fillimisht me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, më pas me kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, me kreun e grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, me përfaqësuesin e PDIU-së, Tahir Muhedini si dhe me kreun e grupit Parlamentar të Partisë Republikane, Fatmir Mediu. /gj.m//a.ke/
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS