Rrumbullaku: Do krijojmë një këshill të posaçëm për emërimet në Polici, jo më atribut vetëm i Drejtorit! Ndryshime dhe në strukturat e hetimit të krimit

TIRANË- Emërimet e Policisë së Shtetit tashmë nuk do të jenë atribut vetëm drejtorit të Përgjithshëm! Muhamet Rumbullaku, i  cili ka marrë së fundmi drejtimin e Poicisë së Shtetit, ka bërë me dije se brenda pak ditësh do të ngrihen këshillat e shqyrtimit të propozimeve për emërimin në detyrë dhe ecurinë në karrierë të çdo punonjësi policie. Pra do të jenë këto këshilla që do të kenë përgjegjësi për të emëruar punonjës të Policisë në detyrë në të gjitha nivelet.

Në takimin që pati me oficerët ndërlidhës dhe përfaqësuesit e misioneve dhe programeve që asistojnë Policinë e Shtetit, Rrumbullaku tha se ndryshime do të ketë edhe te strukturat e hetimit të krimit, dhe në veçanti edhe për krimin e organizuar, me qëllim që të ketë sa më shumë rezultate.

“Synoj ndryshimin kryesisht të strukturave që merren me hetimin e krimit në përgjithësi dhe të krimit të organizuar në veçanti, si dhe krijimin e një strukture sa më efikase, me qëllim arritjen e rezultateve pozitive në këtë drejtim. Gjithashtu, dua t'ju bëj me dije se do të ndryshojë mekanizmi i menaxhimit të burimeve njerëzore. Brenda pak ditëve, në Policinë e Shtetit do të konstituohen këshillat e shqyrtimit të propozimeve për emërimin në detyrë dhe ecurinë në karrierë të çdo punonjësi policie, praktikë kjo që do t'i japë fund vendimmarrjes së deritanishme që ishte atribut vetëm i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për të emëruar punonjës të Policisë në detyrë në të gjitha nivelet”, tha Rrumbullaku.

Rrumbullaku ka theksuar gjithashtu se në çdo rast ku ka pasur punonjës policie që janë bërë protagonist të një ngjarjeje kriminale, do duhet të bëhet një analizë e thellë për të kuptuar edhe rolin që ka pasur drejtuesi.

“Nevojitet analizimi i rasteve dhe nxjerrja e përgjegjësive të drejtuesve në të gjitha nivelet e strukturave ku punonjës policie janë të përfshirë drejtpërdrejt në paligjshmëri, veprimtari kriminale dhe favorizim. Prioriteti im nuk është ndryshimi i emrave në krye të strukturave qendrore e vendore, por ndryshimi i filozofisë dhe i metodologjisë së punës dhe për të arritur këtë duhen domosdoshmërisht reforma ligjore, strukturore dhe arsimore”, tha Rumbullaku, teksa kujtojmë se një ndër ngjarjet më të rënda, ka qenë përplasja me gomone që efektivi i policisë, Arjan Tase i bëri vogëlushes, Jonada Avdia në Himarë.

Një nga objektivat e tjera ky Rrumbullaku vuri theksin ishte dhe transformimi i Akademisë së Sigurisë, si edhe bashkëpunimi me partnerët. 

Kujtojmë që Rumbullaku mori zyrtarisht detyrën në 8 shtator pas shkarkimit të Gledis Nanos, e ndërsa ai ka një afat prej 100 ditësh të vendosura nga kryeministri Edi Rama, me qëllim ndryshimin e metodologjisë së punës së Policisë së Shtetit.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ed: 18/09/2022 18:15

    Nje pytje kam per keto llustra qe behen sa her nderrohen drejtuesit kryesore,do mbani ne pun akoma njerzit tuaj qe I komandoni si te doni apo do ktheni ne polici drejtues qe bojn punen dhe luftojn krimin ?

    Përgjigju
  • Tabaku: 18/09/2022 05:17

    U lodh shoku Met. Dite e nate porosi e porosi qe nuk do tu caj telefonat me porosi. Gje ska lene pa permend.Vetem per punen e sulmeve asnje llaf a thua qe nuk ekziston ne fushen e policise.

    Përgjigju
  • Iris: 18/09/2022 04:24

    Emerimet dhe karriera duhen bazuar ne sa kriminele kane arrestuar,jo sa gjoba trafiku kane vene.Per te ardhur keq qe Shqiperia nuk ka sistemin e votimit dhe zgjedhjes se shefave te policise e te drejtesise nga populli,do te ishte me demokratike dhe nuk do te lejonte vegjetimin e korrupsionit,burokracise dhe mediokritetit.

    Përgjigju
  • Noka: 17/09/2022 22:29

    zoti RRumbullaku e ke shum te veshtire te punosh me keto polic!zoti ta prifte mbare por kot e ke se e ke mision tepa mundur.

    Përgjigju
  • Shoku i shkollës: 17/09/2022 18:13

    Përpara reformave ligjore apo strukturore duhet të pranoni gjendjen e korrupsionit dhe paaftësisë që ka kapluar çdo strukturë të policisë dhe pastaj duhet të filloni spastrimet jo me këshilla emërtesash por me referime në prokurori! Ju e dini gjendjen e nëntokës policore, nëse do filloni t'i shembni ata tunele policët do të besojnë dhe do ju vijnë pas, në të kundërtën mos ushqeni njerëzit dhe policët e ndershëm me lugë bosh!

    Përgjigju
  • William: 17/09/2022 16:51

    Thjeshte do shperndani pergjegjsin se prape grupi juaj do jete ne krye dhe emrat do ti coj rama me liste,si keshillat mbikqyres qe emerohen nga ministri,asgje sdo ndryshoj

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 17/09/2022 16:05

    Ti rrumbullak do vazhdosh te besh nje mishmash ne POLICI qe nuk do pastrohet kurren e kurres dhe e tere Policia do te jete nje dore e fuqishme e mafies shqiptare. Mjere ata qe do qendrojne ne Shqiperi.

    Përgjigju
    • Cigago bulls: 17/09/2022 16:54

      Policia e tiranes eshte bere si ajo e cicagos ne vitet 1930,njerzit nuk din ku te gjejne mbrojtje pasi polici eshte i lidhur me mafian dhe mer rroge pre saj

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Urime nga politike, Kurti: Ky 28 Nëntor na gjen me projektin e Memorialit të Adem Jasharit

112-vjetori i Pavarësisë/ Urime nga politike, Kurti: Ky 28 Nëntor na gjen me projektin e Memorialit të Adem Jasharit