Ceremonia e marrjes së detyrës, Muhamet Rrumbullaku liston prioritetet! Ministri i Brendshëm: Drejtori i ri vjen në moment reformimi të Policisë (VIDEO)

Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u zhvillua sot ceremonia e marrjes së detyrës nga Drejtori i Ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku.

Ceremonia u hap me himnin e flamurit Kombëtar, ku më pas Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi mbajti një fjalim. Çuçi tha se nuk kishte personazh më të mirë për ta çuar përpara detyrën e kreut të Polcisë, ndërsa e këshilloi Rrumbullakun për peshën e madhe që ka flamuri i Shqipërisë.

“Drejtori i ri vjen në një moment shumë të rëndësishëm të reformimit të Policisë së Shtetit. Një proces transformimi që ka marrë kohën e vet. Nuk kishte personazh më të mirë për ta çuar përpara këtë detyre. Veç kritereve ligjore, është nga të pakët punonjës të policisë që ka krijuar një figurë me integritet të lartë moral dhe profesional. Është nga të pakët që ka qenë në pjesën më të madhe në profesione me përgjegjësi dhe e ka pasur të qëndrueshme. Rrumbullaku, ju sot do të merrni në dorëzim flamurin e organizatës. Ne respektojmë shumë flamuj të vendeve të tjera, por flamuri i vetëm të cilit i përulemi të gjithë dhe për të cilin kanë dhënë jetën shumë shqiptarë të mirë, edhe përfaqësues të policisë dhe çdo shqiptar i mirë është gati ta japë jetën, është flamuri me dy krerë. Mos e harroni në asnjë ditë të punës suaj”, u shpreh Çuçi.

Pas betimit, Drejtori i Ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku listoi prioritetet e Policisë së Shtetit nën drejtimin e tij, që janë reformë e re ligjore, rialokim, riorganizim dhe analizë e thelluar në të gjitha nivelet e organizatës.

"Jam i vendosur për të luftuar pa kompromis fenomenet e paligjshme. Uniforma e çdo punonjësi policie nuk është një veshje por një simbol në luftën me krimin. Objektivat e mia do jenë: Reformë e re ligjore, rialokim, riorganizim, analizë e thelluar në të gjitha nivelet e organizatës", u shpreh Rrumbullaku.

Rrubmbullaku u emërua dje në krye të Policisë së Shtetit. Kryeministri Rama deklaroi se Rrumbullaku do të ketë 100 ditë kohë për nxjerrjen e Policisë nga udhëkryqi në të cilin është futur. Muhamet Rrumbullaku emërohet në krye të Policisë së Shtetit pas tre vitesh drejtimi të SHÇBA-së, e transformuar së fundmi në Agjenci të Mbikëqyrjes Policore. Ai më herët ka mbajtur poste të larta në polici, ndër to edhe drejtues i Policisë së Tiranës. Emërimi i tij në krye të bluve vjen pas shkarkimit të Gledis Nanos në 31 gusht, me motivacionin se nuk ka përmbushur objektivat e vendosura.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:25
Ceremonia për emërimin e kreut të Policisë së Shtetit, Rrumbullaku: Betohem për të mbajtur me nder Flamurin! Drejtori i ri radhit prioritetet

Drejtori i Ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku u betua sot gjatë ceremonisë për marrjen e detyrës.

“Në këtë çast solemn, në respekt të brezave, në shenjë nderimi, të rënëve në krye të detyrës, të vendosur për të zbatuar ligjin, betohem për të mbajtur me nder Flamurin e Policisë së Shtetit”, u shpreh Rrumbullaku.

"Policia e re ka nevojë për një frymë të re, që e sjell gjenerata e re e Policisë së Shtetit. Policia mbart kapacitete njerëzore dhe intelektuale, mjafton që këta të ruhen e të promovohen në bazë të mertitokracisë. Çdo punonjës duhet të jetë komod, për këtë kemi për të zhbërë çdo pabarazi. Menaxhimi i burimeve njerëzore do të jetë kryefjala, në zbatim të ligjit. Nuk ka vend për persona pa integritet. Personeli do të edukohet në mënyrë të vazhdueshme", shtoi ai.

Rumbullaku listoi prioritetet e Policisë së Shtetit nën drejtimin e tij, që janë reformë e re ligjore, rialokim, riorganizim dhe analizë e thelluar në të gjitha nivelet e organizatës.

"Reformë e fortë ligjore, funksionale e strukturore në të gjithë nivelin e organizimit të Policisë. Rialokim i burimeve potenciale njerëzore, tendencave drejt kriminaliteti, riorganizime për të rritur evidencën investigative dhe për të goditur kriminalitetin. Analizë e mos arritjes së detyrës, abuzimin me detyrën, rivlerësim i kontributit dhe aftësive profesionale, ngritjen e strukturave të posaçme për krimin kibernetik. Lufta e krimit ekonomik dhe pastrimit të parave do të zërë një rëndësi të veçantë. Riorganizimi dhe rritja e kapaciteteve të kontrollit në komunitetet ndaj rrethanave të dukshme. Rritja e prezencës pa uniformë në komunitet, për evidentim dhe kontroll. Përdorimi i teknologjisë jo vetëm për monitorimin e zonave urbane por edhe jo urbane. Analizë e thelluar në të gjitha nivelet e organizatës", tha Rrumbullaku.

D.GJ/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ahmet Meshi: 09/09/2022 15:11

    Urime e suksese zotit Muhamet Rrumbullaku, ne riorganizimin Policise Shtetit, e kthimin e saje ne misjonin Kushtetues e ligjore "Garantimin e rendit e sigurise, rujatjen e prones publike e shtetrore"...e cila keto vitet e fundit ishte kthyer ne gjobvënse te automjeteve të parkura dhe nje pjese (e vogel), e saje ne sherbim te krimit organizuar e droges.

    Përgjigju
  • Patrioti: 08/09/2022 11:52

    Shume te lodhur duken. Jo sikur kane ardhur nga pushimet verore. Rama tha qe do heqi policet barkmedhenj nga rruga dhe i beri drejtoret barkmedhenj. Ne rruge per shqiponjat e inspektorat ka nxjerr ca te rinje qe duken si analfabete funksional.

    Përgjigju
  • Mehmeti: 08/09/2022 11:46

    KA 30 VJET QE FLITET NGA TE NJEJTIT NJEREZ PER REFORMA. PO NGA TE NJEJTIT NJEREZ QE KANË 30 VJET QË E VJEDHIN KETË SHTET. KY DO BËJ REFORMA POLICORE NË PRAG PENSIONI. KUR I KA RËNË INTUITA... FORCA... DHE REAGUSHMËRIA.... KY DONA BËJ POLITIKA E REFORMA POLICORE.... ME SHKOLLIM RUS SHE SLLAV...

    Përgjigju
  • loni: 08/09/2022 10:42

    mos harro cifteline vere ke zyra he te keqen

    Përgjigju
  • Drini: 08/09/2022 10:02

    Kur do spastrohen drejtoret e qarqeve?

    Përgjigju
  • Dritan: 08/09/2022 09:43

    Kam 32 vjet qe shoh Tonin Vocin,Met Rrumbullakun dhe disa te tjere kur ben policia ceremoni.

    Përgjigju
    • Ehhhu: 08/09/2022 09:54

      Shiko ku ka perfunduar policia, keta mezi ecin jo me te formojne policine

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim