Emërimet, vajzat e PS-së
menaxhojnë paratë e shtetit

Emërimet, vajzat e PS-së<br />menaxhojnë paratë e shtetit
TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka emëruar dje katër dejtorë të institucioneve në vend, prej të cilëve 3 vijnë nga radhët e PS si dhe një nga LSI. Bëhet fjalë për Drejtorinë e Doganava, Tatimeve, Postën Shqiptare si dhe Shërbimet Qeveritare.
 
Qeveria ka nisur edhe dje me emërimet e reja në krye të disa prej drejtorive të rëndësishme në vend. Kështu që gjatë ditës së djeshme janë emëruar katër drejtorë të rinj, ku e përbashkëta mes tyre është pikërisht mosha e re e këtyre drejtorëve që kanë marrë në dorë të drejtori të rëndësishme në vend.

Bëhet fjalë për drejtoreshën e re të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave në vend, post, i cili do të drejtohet nga Elisa Spiropali, e cila është njëherësh edhe drejtuesja e Forumit rinor eurosocialist në vend. Spiropali është një emër i njohur në strukturat e Partisë Socialiste, prej vitesh duke filluar një karrierë të Lëvizja Mjaft e duke vazhduar më tej në Asamblesë e PS e deri posti që ka aktualisht në PS për forumin më të lartë të të rinjve socialist në PS. Kryetarja e FRESSH-it, Elisa Spiropali është zgjedhur për të zëvendësuar Flamur Gjymishkën.

POSTA SHQIPTARE
Një tjetër drejtori e rëndësishme që do të drejtohet këtë herë nga partia më e madhe aleate e koalicionit të majtë qeverisës, LSI, është pikërisht administratroi i Postës Shqiptare, post ky që do të drejtohet nga Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në LSI, Ardit Çela. Çela do të zëvendësojë në këtë post Arqile Gorenë. “Z.Çela, është Diplomuar në Inxhinieri Telekomunikacioni. Çela, ndër objektivat e tij kryesorë, do të ketë forcimin e pozitave të Postës Shqiptare si lider në treg. Rritja e gamës dhe cilësisë së shërbimeve, transparenca dhe plotësimi maksimal i kërkesave të klientëve, do të jenë në themel të veprimtarisë së Postës Shqiptare”, thuhet në njoftimin zyrtar të kësaj Ministrisë së Ekonimsë dhe Sipërmarrjes.  

DREJTORIA E TATIMEVE
Një tjetër institucion i rëndësishëm në vend, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të drejtohet nga një emër që vjen nga radhët e Partisë Socialiste. Bëhet fjalë për Brisida Shehaj, njëherësh dhe anëtare e Asamblesë së Përgjithme të Partisë Socialiste. Shehaj është emëruar dje drejtoreshë e Përgjithshme e Administratës Tatimore, duke zëvendësuar në këtë post Gazmir Spahiajn.

SHERBIMET QEVERITARE
Drejtoria e Shërbimeve qeveritare është një tjetër institucion, i cili do të ketë drejtoreshë të re. Me vendim të kryeministrit Edi Rama, Kamelja Vojka, është emëruar si drejtoreshë e re. Me këtë vendim Vojka ka zëvendësuar Elsa Meksin. Drejtoresha Vojka më parë ka qenë e punësuar në Kuvendin e Shqipërisë, në nivelin e specialistes. Ajo është shkarkuar kur në krye të Kuvendit të Shqipërisë erdhi Jozefina Topalli. Elsa Meksi kishte më shumë se 5 vite në detyrë ndërsa ajo është shkarkuar gjatë ditës së djeshme me vendim të kryeministrit Edi Rama.

INUK
Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Ndërkombëtar pritet që të ketë drejtor të ri. Në këtë post kryeministri Edi Rama mësohet se ka emëruar Zyhdi Dajtin, i cili në vitin 2009 është emëruar nga ish-kryetari i Bashkisë në atë kohë, Edi Rama, tashmë kryeminsitër i vendit, si Drejtor i policisë bashkiake në Tiranë. Këtë post m parë e ka mbajtur Arben Ndoka, i cili ka dhënë dorëheqjen për të kandiduar si deputet në Partinë Socialiste.

POLITIKA
Emrat e katër drejtorëve të rinj, vijnë nga radhët e partive politike, ku ata janë angazhuar më parë në politikë. Bëhet fjalë për 3 drejtorë që vijnë nga radhët e PS si dhe një drejtor që erdhi nga radhët e LSI.
 
ARDIT ÇELA
Sekretar për Marrëdhëniet me Publikun në LSI. Ka studiuar për Inxhinieri Telekomunikacioni at Universiteti Politeknik i Tiranës. Me angazhime poltike në politikë si dhe kandidat për deputet i kësaj partie në Tiranë.

ELISA SPIROPALI
U bë drejtuese e lëvizjes qytetare "Mjaft!".Përfundoi studimet në Malin Holyoke College, Massachusetts, ku mori një BA në Politikë dhe Ekonomi. Spiropali aktualisht është kryetare e FRESSH-it.

BRISIDA SHEHAJ
Një emër që vjen nga radhët e anëtarëve të Asamblesë së Përgjithsme të Pardtisë Socialiste. Ekonomiste me një moshë të re në profesion,drejtoreshë dege pranë degës qëndrore në First Investment Bank Albania.

KAMELA VOJKA
Ka punuar në Kuvendin e Shqipërisë si specialiste përkthyese gjatë. Më pas është larguar nga ky institucion kur ka ardhur në drejtimin e tij Jozefina Topalli.
 
ZYHDI DAJTI
Ish-drejtori i Policisë Bashkike në Tiranë, i emëruar nga Rama në vitin 2009. Ai zvendësoi Ndrec Dedën, i cili më pas u zgjodh deputet pas zgjedhjeve të 2009.

Shkrimi u publikua sot (02.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Australia ndalon përdorimin e rrjeteve sociale deri në 16 vjeç! Parlamenti miraton nismën e kryeministrit me origjinë shqiptare Anthony Albanese

Australia ndalon përdorimin e rrjeteve sociale deri në 16 vjeç! Parlamenti miraton nismën e kryeministrit me origjinë shqiptare Anthony Albanese