Emërimi i dy gjyqtarëve të përkohshëm në KLGj/ PD: Duhet pyetur Meta

Emërimi i dy gjyqtarëve të përkohshëm në KLGj/ PD: Duhet pyetur Meta

TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar pas caktimin të dy gjyqtarëve të përkohshëm si anëtarë të Gjykatës së Lartë të cilët do të marrin vendime vetëm për çështjet e ekstradimeve. PD deklaron se ky akt bie ndesh me Kushtetutën, sipas së cilës siç thotë PD, duhet që për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë të japë pëlqimin edhe Presidenti i Republikës.

"Partia Demokratike e Shqipërisë shpreh shqetësimin për dhunimin flagrant të Kushtetutës dhe për degradimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor në një korporatë private të Edi Ramës, që nuk i shërben interesit publik, por vrasësve dhe kriminelëve.

Caktimi i gjyqtarëve të përkohshëm në Gjykatën e Lartë me vendim të Këshillit të Lartë Gjyqësor bie ndesh me Kushtetutën. Sipas Kushtetutës duhet që për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë të japë pëlqimin edhe Presidenti i Republikës.

Për Partinë Demokratike është shumë e rëndësishme që çështjet me natyrë urgjente, të cilat lidhen me shqyrtimin e kërkesave për ekstradim, të zgjidhen brenda afateve ligjore dhe pa rrezikuar që kriminelët të lirohen për shkak të mungesës së gjykatës. Por, kjo duhet të realizohet në përputhje me Kushtetutën, sepse, ndryshe, mund t’u shërbejë kriminelëve si alibi për të kërkuar lirimin e tyre.

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka për detyrë të ndjekë të gjitha procedurat ligjore për të vënë në funksonim sa më parë Gjykatën e Lartë dhe jo të dhunojë Kushtetutën me emërim gjyqtarësh të përkohshëm sipas modelit antishtet të Edi Ramës për të kontrolluar drejtësinë me prokurorë e gjyqtarë të përkohshëm.

Kjo është drejtësia private e Edi Ramës, e cila ka per qëllim të mbrojë nga ndëshkimi Edi Ramën dhe t’u japë vrasësve dhe kriminelëve një alibi për t’i shpëtuar drejtësisë së vërtetë!", thuhet në deklaratën e PD.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 29/07/2019 01:59

    A do pyese Meta vehten or SPAK ,do pyese Meten ,Demokradhire dhe Meta i veshtire do bejne Shtet me tu gdhire ,sa hap e mbyll syte ,Nuk duam Edin , Po duam Monen ,Thone se eshte arratisur ,or eshte duke psonisur ,

    Përgjigju
  • Cubi: 28/07/2019 13:32

    Ju qener me meten dhe sali krimineli e cuat ne kete derexhe drejtesin. Tani doni te pyetet halbaku ta coj perseri per lesh. Keni mbruar mor muter polikan. Nuk di perse dilni neper ekrane e portale. Maskarenj ju shoft emri dhe zeri. Montra

    Përgjigju
    • Arbëri: 29/07/2019 00:05

      Te lumt !

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali