KLGJ zhbllokon Gjykatën e Lartë, krijohet trupa me 3 anëtarë për ekstradimet

TIRANE - Zhbllokohet Gjykata e Lartë për shqyrtimin e 5 rekurseve për ekstradime, të cilat rrezikonin lirimin e të arrestuarve për llogari të partnerëve të Shqipërisë

Këshilli i Lartë Gjyqësor zgjodhi ketë të premte dy gjyqtarë me 13 vite eksperiencë dhe që kanë kaluar vettingun, si anëtarë të Gjykatës së Lartë. Ata do të kenë funksion të përkohshëm dhe do të marrin vendime vetëm për çështjet e ekstradimeve. 

Aktualisht në Gjykatën e Lartë është anëtar vetëm Ardian Dvorani, pasi sot u shkarkuar nga Kolegji i Posaçëm i Apelit edhe kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori.

Kështu, KLGJ zgjodhi sot me short anëtarë të Gjykatës së Lartë, gjyqtarët Albana Boksi dhe Sokol Binaj, të cilin janë pjesë e Apelit të Krimeve të Rënda.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë