Emërimi i Sandër Lleshi si ministër i Brendshëm, Zef Brozi: Të korruptuarit kanë frikë nga ndershmëria e tij

Emërimi i Sandër Lleshi si ministër i Brendshëm, Zef Brozi: Të korruptuarit kanë frikë nga ndershmëria e tij

Zef Brozi dhe Sandër Lleshi

Ish-kryetari i parë i Gjykatës së Kasacionit të Shqipërisë demokratike, Zef Brozi ka reaguar mbi emërimit të Sandër Lleshit, ministër i Brendshëm nga kryeministri Edi Rama.

Me anë të një statusi në Facebook, Brozi ka përshëndetur emërimin e Lleshit duke u shprehur se zgjedhja e Ramës ishte e mrekullueshme.

Vetëm politikanët e pushtetarët e korruptuar dhe inkriminuar mund të kundërshtojnë dhe të kenë frikë nga intelektualë me integritet të lartë e ndershmëri të admirueshme që mishërohen me personalitetin e Sandër Lleshi, i cili gëzon një reputacion të lartë dhe në institucionet Perëndimore.

Zef Brozi

Statusi i plotë i Brozit:

Përshëndes përzgjedhjen e mrekullueshme që bëri kryeministri Rama më propozimin e z. Sandër Lleshi në postin e Ministrit të Brendshëm. Vetëm politikanët e pushtetarët e korruptuar dhe inkriminuar mund të kundërshtojnë dhe të kenë frikë nga intelektualë me integritet të lartë e ndershmëri të admirueshme që mishërohen me personalitetin e z. Sandër Lleshi, i cili gëzon një reputacion të lartë dhe në institucionet Perëndimore.

Po kush është Zef Brozi?

Zef Brozi, 60-vjeçar, ka qenë kryetari i parë i Gjykatës së Kasacionit të Shqipërisë demokratike. Në shtator 1993, presidenti Sali Berisha e emëroi kryetar të Gjykatës së Kasacionit. Shumë shpejt, marrëdhëniet e tij me presidentin Sali Berisha pësojnë një çarje të thellë dhe, pas një përplasjeje në rritje, gjatë së cilës Zef Brozi u përpoq të kundërshtonte ndërhyrjet e Berishës në vendimet e gjykatave, më 21 shtator 1995 u shkarkua nga kjo detyrë.

Brozi u largua nga Shqipëria drejt Amerikës më tetor të 2016  për të shpëtuar nga kërcënimet e SHIK-ut, ku edhe ka marrë strehim politik.

Në vitin 2016, Brozi ka dhënë për herë të parë pas 22 vitesh një intervistë ekskluzive televizive për Report Tv, në të cilën rrëfeu detaje dhe prapaskena të historisë së tij të pabesueshme.

Situata e emërimit të Sandër Lleshit

Ditën e djeshme, presidenti i Republikës Ilir Meta, nuk e dekretoi gjeneral Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm. Në një reagim të shkurtër për mediat, presidenca sqaron se Meta nuk është i bindur për kandidaturën e Lleshit në krye të ministrisë së Brendshme.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta nuk ka krijuar bindjen e plotë për t'i dhënë besimin kandidaturës së Z.Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm.”-thuhet në reagimin e Metës.

Kjo është hera e parë që një president i shtetit shqiptar nuk pranon të dekretojë një ministër. Ngërçi për mosdekretimin e Lleshit, fillimisht u lidh me përcaktimin në Kushtetutë lidhur me veprimtarinë e Lleshit në Forcat e Armatosura. Ky ngërç lidhet me nenin 103 të kushtetutës ku thuhet se: “Ministri nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër shtetërore dhe as të jetë drejtues ose anëtar i organeve të shoqërisë civile”.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë