Mos dekretimi i Sandër Lleshit, zbulohet ngërçi, ministri s’duhet të jetë pjesë e Forcave të Armatosura

Që prej të dielës mbi tavolinën e presidentit të republikës Ilir Meta ndodhet kërkesa e kryeministrit  Edi Rama për dekretimin e gjeneral Sandër Llleshit si ministër i punëve të brendëshme.

Megjithëse kanë kaluar disa ditë nga kjo kërkesë e kryeministrit Rama, ky dekret ende nuk ka marrë firmën e kreut të shtetit.

Report Tv mëson se departamenti juridik në presidencë ka gjetur një ngërç juridik i cili konsiderohet pengesë për momentin e që ka vonuar dekretimin e Sandër Lleshit.

Ky ngërç lidhet me nenin 103 të kushtetutës ku thuhet se: “Ministri nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër shtetërore dhe as të jetë drejtues ose anëtar i organeve të shoqërisë civile”.

Neni 103 i Kushtetutës, ku thuhet se ministri nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër përvec detyrës së tij si ministër

Në të tilla kushte presidenca kërkon të dijë nëse Sandër Lleshi vijon të jetë pjesë e forcave të armatosura të Republikës së Shqipërisë në mënyrë që mos të shkelet neni kushtetutës, që e ndalon ministrin të jetë i përfshirë në një veprimtari tjetër shtetërore.

Është pikërisht ky shkaku i hezitimit nga presidenti Meta për dekretimin e Sandër Lleshit.

Burime nga presidenca i thanë Report Tv se departamenti juridik në këtë institucion i ka dërguar një kërkesë zyrtare Ministrisë së Mbrojtjes për të kuptuar se cili është statusi Sandër Lleshit në forcat e armatosura. Deri në momentin e mbërritjes së përgjigjes presidenca duket se nuk do të bëjë asnjë veprim për dekretimin e Sandër Lleshit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • adi: 02/11/2018 08:25

    rendesi ka qe iku xhafa e pas tij te ik veliu se sbejne per kete pune e kane cuar policine e shtetit ne pike te hallit ,rendesi ka qe rama e kuptoj edhe pse me vonese po ka bere gjene e duhur...lleshi duket pozitiv

    Përgjigju
  • Cimi: 01/11/2018 15:17

    Po z.Demiri si e dektretoi presidenti?

    Përgjigju
    • shoku: 01/11/2018 18:26

      Zoti Demiri u shkarkua nga Mimi Kodheli dhe per kete arsye nj ishte pjese e FA

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Konsiderohen si numrat e 'engjëjve', çfarë simbolizojnë dhe kuptimi i tyre

Konsiderohen si numrat e 'engjëjve', çfarë simbolizojnë dhe kuptimi i tyre