Emërohet shefi i krimeve dhe i komisariatit në Berat, do të zëvendësojnë të përjashtuarit nga policia pas zbulimit të serave me kanabis në Drenovicë

Emërohet shefi i krimeve dhe i komisariatit në Berat, do të zëvendësojnë të përjashtuarit nga policia pas zbulimit të serave me kanabis në Drenovicë

Serat me kanabis dhe Muhamet Rrumbullaku

Pas emërimit të "drejtuesit të lartë" Kastriot Skënderaj në postin e drejtorit të ri të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, dy emërime të reja kanë mbërritur sot pranë kësaj drejtorie. Pas largimit nga policia e shtetit për shkelje të rënda të 7 funksionarëve të lartë sot janë kryer edhe zëvendësimet e dy prej tyre.

Në postin e shefit të Krimeve Berat është emëruar Ledjon Ferzaj, i cili prej një viti e gjysmë ka qenë specialist krimesh në këtë drejtori, ndërkohë që pas disa detyrave të rëndësishme në Policinë e Shtetit, Kryekomisari Altin Mena është emëruar Shef i Komisariatit Berat. Ata zëvendësuan Ardrit Hasanbegaj dhe Sokol Lazaj,të përjashtuar nga Policia e Shtetit.

Me urdhrin nr.300, Drejtoria e Përgjithsme e Policisë së së Shtetit, ka urdhëruar delegimin e të gjitha kompetencave miratuese dhe urdhëruese të dy të emëruarve të rinj.

Shkarkimi 7 drejtuesve të policisë në Berat u firmos nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku për shkak të shkeljeve të rënda të kryera porej tyre në fshehjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të kanabisit në fshatin Drenovicë.

Sera në fshatin Drenovicë të Beratit u zbulua gjatë një operacioni anti-drogw tw zhvilluar më 10 nëntor. Serat ishin të ndara në 4 pjesë,  secila me një sipërfaqe prej 2 dynym. Në kontrollin e realizuar nga policia është arritur të kapet një sasi prej 870 kg kanabis. Policia sekuestroi edhe 700 arka të mbushura me bimë narkotike kanabis në proces përpunimi. Gratë që ishin marrë peng për të punuar në serë dhe u shoqëruan nga policia si dhe 9 burrat e arrestuar (8 rojet dhe Hamdi Dyli, pronari që i kishte lënë serat me qira), u morën në pyetje nga policia. 11 personat e kapur në fermën e kanabisit në njësinë administrative Kutalli janë lënë në burg ndërsa 2 gratë organizatore Drita dhe Izmira Mema dhe 95 punëtoret e rekrutuara, po hetohen në gjendje  të lirë.

Sipas dëshmisë së dhënë në polici, gratë të cilat punonin brenda serave me kanabis, ishin kërcënuar nga grupi kriminal që merrej me prodhimin e lëndës narkotikie. Ato deklaruan se kishin shkuar në Drenovicë për të vjelur ullinj dhe pasi kishin mbërritur ishin kërcënuar që të mos largoheshin.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)