Emigrantët kthehen në vendet e punës, pala greke vijon të shkaktojë radhë të gjata në Kakavijë (VIDEO)

Vijojnë radhët e gjata të emigrantëve shqiptarë në pikat e kalimit kufitar. Pas pushimeve të fundvitit ata po rikthehen në vendet e punës në Greqi. Si të mos mjaftojë moti i keq me reshje dëbore dhe temperatura nën zero, emigrantëve u duhet të presion për orë të tëra në pikat e kalimit kufitar. Në doganën e Kakavijës edhe sot janë shënuar radhë të gjata automjetesh me qindra qytetarë në pritje për të kaluar.

Gazetari i Report Tv në Gjirokastër, Piro Nase shprehet se shkak për radhët kilometrike është bërë pala greke të cilët kanë vetëm dy sportele funksionale për përpunimin e dokumentacionit. Ndërsa pala shqiptare punon me pesë sportele.

Kjo e diel ka qenë dita me më shumë udhëtarë që kthehen në Greqi, bëjnë me dije burime nga pika doganore e Kakavijës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 05/03/2019 22:04

    Kthehen në lesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë