Emigracion/200 afrikanë të shpëtuar në brigjet spanjolle. Në Itali zbarkojnë 104 nga anija Eleonore (VIDEO)

Të paktën 200 emigrantë nga brigjet e Afrikës janë shpëtuar ditët e djeshme nga disa operacione të ndërmarra nga roja bregdetare spanjolle. 73 persona, përfshirë 10 të mitur, u gjetën në det në ngushticën e Gjibraltarit dhe 110 të tjerë në detin Alboran.

Sipas Ministrisë së Brendshme spanjolle, nga muaji janar e deri në gusht, numri I emigrantëve që ka mbërritur në Spanjë është rreth 18,000, 39 përqind më pak se një vit më parë.

Për Organizatën e Kombeve të Bashkuara, brenda 12 muajve, fluksi i migracionit ka rënë në shumë se 1 milion njerëz, ndërsa të paktën 15,000 migrantë kanë humbur jetën duke u përpjekur për të mbërritur në Europë.

Edhe në Itali, nga bordi i anijes Eleanore, janë zbarkuar 104 emigrantëve, pavarësisht mosautorizimit nga Ministria e Brendshme.

Lampedusa autoritetet gjithashtu lejuan zbritjen e 31 personave që u gjendën në ujrat e detit Jon, ndërkohë që njëqind emigrantë u shpëtuan në det nga 4 anije të Marinës.

Dje, në qytetin autonom spanjoll të Ceuta, 150 migrantë nga Afrika nën-Sahariane, pasi plagosën 12 roje civile, kapërcyen gardhin me tela me gjemba, gjashtë metra të lartë dhe u ‘derdhën’ në rrugët e qytetit. Qëllimi i tyre është mbërritja në qytetin Benzú, ku ndodhet qëndra e qëndrimit të përkohshëm të emigrantëve.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë