Emigracioni në Itali/ E quajti 'bastarde', Shkrimtari Saviano dënohet me 1 mijë euro gjobë për shpifje kundra Melonit

Emigracioni në Itali/ E quajti 'bastarde', Shkrimtari Saviano dënohet me 1 mijë euro gjobë për shpifje kundra Melonit

Shkrimtari i njohur që shkruan kundra madias, Roberto Saviano, u dënua me 1 mijë euro gjobë për shpifje ndaj Kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni. Procedimi lidhet me një rast të vitit 2020, kur Saviano ofendoi Melonin për çështjen e emigrantëve. 

 “Është një dënim simbolik por është vetëm fillimi. Humbja e sotme është një shembull i asaj që do të ndodhë nesër, kjo na bën edhe më shumë të kuptojmë situatën në të cilën po jetojmë, me një pushtet ekzekutiv që vazhdimisht përpiqet të frikësojë këdo që thotë gënjeshtrat e tyre", ka komentuar Saviano pasi ka mësuar vendimin për të paguar një gjobë.

Në një intervistë për mediat Saviano tha se është duke menduar alternativën e largimit nga vendi. Ai shtpoi se "qeveria do të jetë gjithnjë e më e ndërlikuar, nga të gjitha këndvështrimet", raporton agjencia e lajmeve italiane Tg24.

"Disa kohë më parë, dikush kishte përhapur lajmin e rremë se unë do të shkoja jashtë vendit. Sot, në dritën e dënimit që mora, është një ide që po e vlerësoj dhe po e marr në konsideratë. Qeveria do të jetë gjithnjë e më e ndërlikuar, nga të gjitha këndvështrimet”, tha Saviano

Gjyqi në të cilin ai u dënua pasoi një ankesë të paraqitur nga Giorgia Meloni. Ankesat kishin të bënin me faktin se në dhjetor 2020, gjatë një episodi të programit "Piazzapulita" kushtuar temës së emigrantëve, Saviano iu referua kryeministres aktuale, e cili në atë kohë ishte deputete me fjalën “bastarde”.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja