UASHINGTON- Ndryshime në politikën e emigracionit në SHBA, një lajm i mirë ky për shumë emigrantë shqiptarë, të cilët konsiderohen të paligjshëm. Presidenti amerikan Barak Obama ka shpallur kategorizimin nga administrata që ai drejton për grupe emigrantësh që do të lejohen të qëndrojnë në SHBA.
Sipas ndryshimeve në ligj emigrantët që kanë mbërritur në Shtetet e Bashkuara para moshës 16 vjeçe dhe kanë jetuar vazhdimisht atje për të paktën pesë vjet me rradhë mund të përfitojnë në mënyrë që të mos depërtohen. Por natyrisht nuk duhet të jenë të përfshirë në aktivitete kriminale, nuk duhet të jenë mbi moshën 30 vjeç, dhe duhet të jenë aktualisht në shkollë, ose të kenë diplomë të shkollës së mesme, apo të kenë shërbyer në ushtrinë amerikane.
Presidenti amerikan i konsideroi këto ndryshime në politikën e emigracionit një vendim të drejtë. Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Obama tha se nuk ka kuptim të dëbohen njerëz të rinj të talentuar, thjesht për shkak të veprimeve të prindërve të tyre ose për shkak të mosveprimit të politikanëve.
Këta emigrantë të paligjshëm mund të aplikojnë për leje pune dyvjeçare, të cilën mund ta rinovojnë sa herë të duan. Nga këto ndryshime pritet të përfitojnë rreth 800 mijë emigrantë të paligjshëm.
Presidenti Obama tha se kjo nuk është amnisti dhe as një rrugë për të marrë shtetësinë, por një vendim i drejtë dhe një “masë e kufizuar”. Sipas të dhënave nga organizata joqeveritare me mijëra shqiptarë do të përfitojnë nga ky vendim i qeverisë amerikane. Vendimi vjen në prag të zgjedhjeve, në të cilat Presidenti Barak Obama kërkon një mandat të dytë presidencial.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com