Emigrantët e "xhunglës" heqin dorë
nga ëndrra britanike, azil në Francë

Emigrantët e "xhunglës" heqin dorë<br />nga ëndrra britanike, azil në Francë
Calais në Francë e ashtuquajtura "xhungla" e emigrantëve duket se po i bën ata ta shikojnë Francën si një alternativë të rëndësishme për të ndërtuar jetën.

Ata e kishin zgjedhur këtë vend si transit për të arritur në Britaninë e ëndrrave, por tashmë ishulli gjithnjë e më shumë po i largohet fokusit të tyre.
 
Kampi për një kohë të gjatë ka nxitur debate të nxehta sidomos pas referendumit të shkëputjes së Britanisë nga Bashkimi Europian.
 
Emigrantët shprehen se Franca është një vend shumë i mirë për të jetuar.

Ata thonë se kushdo që kërkon të ndërtojë një të ardhme të sigurt nuk duhet ta kërkojë në Mbretërinë e Bashkuar por në Francë.
 
Në kundërshtim me dëshirën e emigrantëve për të qëndruar në Francë qeveria franceze ka vendosur të zvogëlojë kampin kaotik në qytetin port.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar