Këmba e gazetares që pengoi sirianët duket se ka qenë fatsjellëse, pavarësisht qëllimit që ajo kishte, pasi pas atij veprimi janë hapur portat e suksesit për emigrantët.
Një ditë pas mbërritjes në Spanjë, ku u punësuan te Gedafe, Uosama, Zied dhe Mohammad janë pritur nga presidenti i Realit, Perez në muzeun e 10 herë kampionëve të Europës duke realizuar ëndrrën.
“Ëndrra është bërë realitet. Unë e dua Real Madridin. Kjo është skuadra ime dhe e tërë familjes. Jam shumë i lumtur me mikpritjen që më është bërë nga presidenti.
Në Siri ne ëndërrojmë të shohim Realin dhe tashmë kjo është bërë realitet. Jam shumë i lumtur”, tha Uosama për faqen zyrtare të Realit.
d.b/shqiptarja.com