Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në tremujorin e tretë të vitit 2015, të ardhurat nga emigrantët ose ndryshe remitancat arritën në 135.4 milionë euro, me rënie vjetore 29.7 milionë euro ose 18%.
Emigrantët shqiptarë kanë sjellë më pak para pranë familjeve të tyre në atdhe.
Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se në tremujorin e tretë të vitit 2015, dërgesat e emigrantëve arritën në 135.4 milionë euro me rënie 29.7 milionë euro kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë ose 18%.
Në analizë e zhvillimeve në sektorin e jashtëm të ekonomisë, ekspertët e Bankës Qendrore vlerësojnë si shkak për këtë rënie, krizën në Greqi.
BSH: “Të ndikuara nga goditjet mbi ekonominë greke, ku qeveria vendosi kontrolle mbi kapitalin dhe kufizime mbi nivelin e tërheqjeve ditore prej bankave, remitancat prej emigrantëve u zvogëluan”.
Dërgesat e emigratëve janë të rëndësishme për ekonominë shqiptare, pasi janë burim jetese për mijëra familje.
Gjithashtu, ato sigurojnë një pjesë të valutës që futet në vend dhe tkurrja e tyre krijon probleme, në kushtet kur nuk është gjendur një tjetër burim për ta zëvendësuar.
Redaksia online
( b.h/Shqiptarja.com )
/Shqiptarja.com