Emigrantët,Trump:Tolerancë zero
kriminelëve,murin e paguan Meksika

Emigrantët,Trump:Tolerancë zero<br />kriminelëve,murin e paguan Meksika
Nuk ndalet kandidati republikan Donald Trump sa i përket deklaratave rreth emigrantëve, por vijon të përdorë tone të ashpra.

“Çdo vend ka të drejtë të ndërtojë mure në kufijtë e tyre, të zgjedhë emigrantët që mund të kenë sukses dhe që duan Amerikën. Do ta ndërtojë murin, do të largoj kriminelët, asnjë amnisti për klandestinët”, kështu u shpreh miliarderi  gjatë një vizite në Meksikë ku u takua me presidentin Pena Nieto i cili tha se  nuk është  Meksika  ajo që do të paguajë.
Por pak orë pas konferencës së përbashkët për mediat kandidati u shpreh se Meksika duhet të bëjë disa llogari dhe ende nuk e dinë por do të jenë meksikanët ata që do të paguajnë.Këtë deklaratë Trump e bëri gjatë një fjalimi në Arizona ku si gjithnjë e priste një turmë e entuziasmuar.   

“Tolerancë zero për kriminelët e huaj, pas arrestimit do të deportohen menjëherë. Do të bëj një listë të vendeve që sjellin rrezik e me të cilat emigrimi do të pezullohet duke nisur nga Siria dhe Libia. Klandestinët duhet të largohen  nga këtu e do të mund të rifuten vetëm nëse i kanë dokumentet në rregull” shtoi Trump.

Udhëtimi në Meksikë është i pari udhëtim ndërkombëtar i Trump  si kandidat i cili garon për Kreun e Shtëpsë së Bardhë dhe që  në këtë rast diti të tërheqë vëmendjen e mediave ndërkomëbtare.

Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave