Sipas një denoncimi të ardhur në redaksinë e Shqiptarja.com nga qytetarët, pika kufitare e Kapshticës është përfshirë nga radhë e gjata automjetesh në dalje mesditën e sotme, e cila është si pasojë e prishjes së sistemit të siguracioneve, ç’ka ka bërë që shumë qytetarët të qëndrojë në pritje për të kaluar kufirin.

Qytetarët janë shprehur se, sistemi ka shfaqur probleme në palën shqiptare dhe ka bërë të pamundur kontrollin e siguracioneve  si për njerëzit ashtu edhe për automjetet.

Sipas korrespodentit të Report TV në Korçë, Llazi Saro, gjatë orëve të pasdites situata ka ardhur drejtë normalizimit, pasi fluksi i automjeteve në drejtim të Greqisë është ulur.


Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com