Emigrantët,Merkel:Marrëveshja BE
Turqi një model për vendet e tjera

Emigrantët,Merkel:Marrëveshja BE<br />Turqi një model për vendet e tjera
"Situata sa i përket emigrantëve është përmirësuar krahasuar me një vit më parë. Por sigurisht mbetet ende shumë për të bërë”, kështu u shpreh  Angela Merkel  gjatë fjalës së saj në parlament.

Kancelarja  tha se  marrëveshja  e BE-së me Turqinë  sa i përket emigrantëve  duhet të shndërrohet në një model  për vendet e tjera  sidomos për vendet si Egjipti dhe Tunizia.

Kujtojmë se pak ditë më parë partia e kancelares humbi votat në një nga zonat e saj elektorale duke u renditur e treta. E sipas analizave shkak është pikërisht politika e dyerve të hapura e ndjekur nga Merkel.

Marrëveshja mes Unionit dhe Turqisë u nënshkrua në mars dhe parashikonte normalizimin e valës së refugjatëve kryesisht nga vendet e luftës të cilët po vërshonin drejt vendeve europiane. 

Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar