Grupi i punës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka shqyrtuar disa variante për të mundësuar votën e emigrantëve për zgjedhjet e 25 prillit. Në tryezë janë varianti i votimit me postë, votimi në konsulatë dhe votimi elektronik.
Por burime për Report Tv bëjnë me dije se grupi i punës i ngritur posaçërisht për votën e emigrantëve do të propozojë modelin e Kosovës, që është vota me postë, pasi shohin më të pamundur votimin në konsullatë për shkak të numrit të reduktuar të tyre nëpër botë dhe po aq të vështirë kanë cilësuar dhe votimin elektronik.
Sa i përket numërimit të votave janë shqyrtuar dy opsione, ose që KQZ të kthehet në KZAZ dhe të numërohen në këtë institucion votat ose të shkojnë në KZAZ-të e zonave ku emigrantët figurojnë të regjistruar.
Këto propozime janë shqyrtuar nga grupi i punës i posacëm në një mbledhje ditën e enjte. Ky grup me në krye Ylli Merkaj, ka afat deri në datën 18 dhjetor për të sjellë një raport të detajuar që përmban kostot financiare, shembujt nga jashtë vendit, aktet juridike si edhe mënyrën e administrimit të votave për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.2%
-
Jo
32%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 641
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aplikimet në KQZ, 55 mijë kërkesa nga diaspora për të votuar më 11 maj! 18 mijë emigrantë të refuzuar
22 Janar, 15:24
-
Vota e Diasporës për 11 Majin, shkon në mbi 50 mijë numri i emigrantëve që kanë aplikuar! Mbi 25 mijë të miratuara, refuzohen rreth 15 mijë
21 Janar, 17:47
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09
-
Zgjedhjet/ Report Tv zbardh propozimet e PD për ndryshimet në Kod: Të votojnë emigrantët me ID ose pasaporta të huaja
21 Janar, 14:46
-
Zgjedhjet/ PS e PD do ndryshojnë Kodin Zgjedhor! Shteti paguan 100% postën për votën e emigrantëve! 200 mijë votues në diasporë pa ID, Celibashi: Zgjasni vlefshmërinë e dokumenteve
20 Janar, 11:00
-
Kuvend/ Bardhi sulmon Begajn: Sekretar i Taulant Ballës! Spiropali thirrje diasporës të votojë për zgjedhjet
20 Janar, 07:44
-
Balla këshilla Diasporës në Torino: Regjistrohuni të jepni votën për Shqipërinë në BE, kujdes me aplikimin në KQZ! S’duhen ndërruar as makina dhe as shoferi!
19 Janar, 20:35
-
Vota e Diasporës, 30 mijë aplikime në një javë! KQZ refuzon 1 në 3 persona, emigrantët nuk po paraqesin dokumente për adresën
18 Janar, 15:40
-
Ambasadori shqiptar do të shkojë tek ceremonia e inaugurimit të Trump! KQZ i jep OK: Ka ftesën e Shtëpisë së Bardhë
18 Janar, 12:22
-
Debate në KQZ për diasporën, PD: Rama po përdor ambasadat për fushatë! PS: Edhe ju keni hapur zyrë në Londër
17 Janar, 17:22
-
Viti 2024 shënoi rënien më të madhe të migrantëve të parregullt në Ballkan, 78% më pak se 2023
17 Janar, 07:47
-
Vota e Diasporës/ Kalojnë 20 mijë aplikime, KQZ refuzon 1600 persona për një ditë! KQZ rrëzon 1/3 e emigrantëve, shkak adresa e banimit
16 Janar, 18:25
U larg kjofte mos me votu asht tyrp e marre,duhet me patjeter me votu per me nrru hajnat me ik te vjetrit e me ardh te rit.
PërgjigjuPo qashtu me ik nje pal hajne e me ardh hajne te ri qe te pasunohen te tan hajnet e shqypnis e kosovsz bashk
Nuk duan qelbesirat te votojne emigrantet se e dine fundin letyrat. Nuk mund ti blejne me nje thes me miell dhe e dine fundin e tyre. Por eshte dhe nje problem tjeter madhor ke do votojme! Por mos enderroni kot sepse nese bejne kete e dine shume mire qe eshte fundi i tyre prandaj nuk ka per te ndodhur. Do bejne disa tendera te marin disa leke dhe kaq. Jane plehra qe te gjithe dhe nuk ka rini me ne ate vend te gjithe te shitur. O harrova do votojme Rudinen gocen e shkolluar me gjakun e shqiptareve qe ka pire familja e saj vampire.
PërgjigjuEmigrantet e shohin me mir se kush mund te jet me i mir per udheheqjen e vendit Pasi atje ku jetojn jan disa hapa para nesh
PërgjigjuDo votojme me gishtin e mesit qe ta dini dhe ca mendojme.
PërgjigjuNuk eshte etikisht e moralshme qe te vendos se kush do te drejtoj vendin nderkohe qe mund te rikthehem te "jetoj" aty per nje pale pushime apo dhe tre muaj. Une kam ndertuar jeten jashte, me marrjen e nenshtetesise te vendit ku jetoj kam fituar te drejten e ushtrimit te votes. Sigurisht gjerat ne Shqiperi ndryshojne, po i zoti e di ku i pikon catia. Dhe ne kete rast i zoti i shtepise jane ata qe jetojne 365 dite te vitit ne Shqiperi. Jane pikerisht ata qe jetojne perdite qe jane me ne brendesi te gjerave dhe perdorin sherbimet e ofruara cdo dite. Jane ata qe mund te gjykojne nese qeveria dhe pushteti vendor jane duke ju pergjigjur dhe zgjidhur hallet apo jo.
PërgjigjuNa plasi k... të votojmë për hajdutët, boll që na kanë vjedhur e na vjedhin, po të harxhojmë dhe euro për të postuar votën.
PërgjigjuE mir se si rruhet njeriu per voten tende. Shko ha bar tani