Emigrantët nga Lindja, Xhafaj: Duhet paketë financiare nga BE-ja për blindimin e kufijve

Emigrantët nga Lindja, Xhafaj: Duhet paketë financiare nga BE-ja për blindimin e kufijve

Ministri i Brendshëm i Asutrisë Herbert Kickl dhe Xhafaj gjatë një takimi të mëparshëm

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Austri, ndërsa gjatë takimit me homologun e tij në qendër të bisedës ishte blindimi i kufijve për të bllokuar emigrantët nga Lindja që përdorin Shqipërinë si korridor për të shkuar në Europë. Ndërsa që ditën e sotme, teksa Rama ndodhej në Vjenë, ministri i Brendshëm Xhafaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij  Herbert Kickl, më kërkesë të këtij të fundit.

Ashtu si në takimin mes Ramës dhe Kurz dhe në bisedën telefonike mes dy ministrave të Brendshëm në qendër të bisedës ishte rritja e numrit të emigrantëve nga vendet e treta, të cilët kalojnë përmes vendeve të Ballkanit drejt vendeve të BE-së. Ministri Xhafaj duke vlerësuar këtë shqetësim, e njohu homologun austriak me masat e shtuara të Policisë së Shtetit, për menaxhimin dhe përballimin e kësaj situate, veçanërisht përgjatë vijës kufitare me Greqinë.

Pavarësisht masave të shtuara, vihet re një numër në rritje i emigrantëve që depërtojnë përgjatë kufirit me shtetin grek. Një pjesë e tyre kërkojnë azil, një pjesë sistemohen në Qendrat e Përkohshme të Pritjes, por qëllimi i tyre final mbetet rrugëtimi në vendet e BE-së.

Fatmir Xhafaj

Ministri Xhafaj e informoi homologun Kickl se Shqipëria do të bëjë të gjitha përpjekjet për të parandaluar këtë fenomen, megjithë burimet e pakta në dispozicion. Në këtë kontekst, nënshkrimi sa më shpejt i marrëveshjes së dakordësuar tashmë me FRONTEX, do të ketë një ndikim të posaçëm, shtoi ai.  Gjithashtu, ministri Xhafaj kërkoi që BE-ja të konsiderojë një paketë financiare, të domosdoshme për të mbështetur menaxhimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor. Ministri Xhafaj i bëri me dije homologut të tij, se shumë shpejt do të paraqesë gjithë propozimet e palës shqiptare në një dokument të vetëm.

Ministri Kickl, duke vlerësuar përpjekjet e palës shqiptare, e falënderoi ministrin Xhafaj për prezantimin e situatës dhe sugjeroi që këto çështje të jenë në rendin e ditës, në takimin rajonal që mbahet në Brdo të Sllovenisë, në fillim të qershorit.

Ministri Kickl sugjeroi që kjo të jetë temë e konferencës për Ballkanin Perëndimor që do të mbahet në shtator. Ai theksoi se ajo mbetet një projekt i rëndësishëm i Presidencës austriake të BE-së, në 6-mujorin e dytë të këtij viti. Sipas Ministrit të Brendshëm të Austrisë, kriza ka sjellë një farë tensioni, por ana pozitive e saj, janë përpjekjet e palës shqiptare për menaxhimin e kufijve, gjë për të cilën ai shprehu vlerësime.

Qeveria austriake është e vendosur të mbrojë kufijtë e saj dhe të shteteve të tjera.

Ministri Kickl

Në këtë aspekt, Ministri austriak theksoi nevojën e veprimeve të mirë-koordinuara mes shteteve. Ministri Xhafaj, nga ana e tij, ndau të njëjtin mendim me homologun dhe theksoi domosdoshmërinë për një takim të drejtuesve të kufirit të vendeve të rajonit, i cili të konkludonte në një plan operacional të përbashkët. Më pas, ai propozoi një takim të Ministrave të Ballkanit Perëndimor së bashku me Austrinë, Italinë dhe Slloveninë për të koordinuar politikisht përpjekjet në këtë drejtim. Dy bashkëbiseduesit ri-diskutuan propozimin e palës shqiptare, për ngritjen e Qendrës Rajonale të Bashkëpunimit Policor dhe Ndërkufitar, e cila do të trajtojë edhe këto çështje.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dyshja: 31/05/2018 01:13

    Po andi ka shume njerez qe e Kane qef XHAFEN se I perket komuniteti LGBI

    Përgjigju
  • Selfo: 31/05/2018 00:49

    ESHTE NJE MENYRE E RE SI XHVASIN PARA NGA. BE DHE PER TE MBUSHUR XHEPAT E OLIGARKEVE SOCIALIST KETE GJE BERI DHE ERDOGANI PARA DY VITESH PO JU KOJTOHET

    Përgjigju
  • Kufitari: 30/05/2018 17:43

    Sa mire qe u kujtu Europa dhe Amerika per rujtjen e kufirit gjelbert.Ne ne shqiperi e kishim 50 vite.Kufiri ne ate kohe ruhej ne mynyre profekte me mjete sinjalizuese Klon,askush nuk guxonte ta kalonte kufirin,sot eshte hapur ku futet derri e dosa,droga e trafikantet,qe eshte problem per Europen.Ishte Europa dhe Amerika ajo qe tha hapni kufit,ndetsa sot thot beni gadhe penguese me tela me gjemba.Enverizmi si rryme idollogjike e kohes paska pasur te drejte dhe koncept vizjonare per rujtje te kufirit.U hodhen ne koshin e pleteve miljona dollar Euro qe ishin shpenzu per ngitjen e klonit ne te gjithe gjatesin e vijes kufitare,sot kerkohet te vihet,Qe te vihet dikush duhet pergjigjet kush dha urdher te shkaterrohet.Neve te na rroje berisha dhe Europa per shkaterrime tilla.Sigurisht kete pasoj duhet ta paguje Europa.

    Përgjigju
  • Andi: 30/05/2018 17:22

    Sa qejf e kam kte xhafen eshte nder te vetmit qe punon aty ne qeveri edhe bravo i qoft se e mori ministrin grop dhe po e ben nje nga institucionet me te besuar.

    Përgjigju
    • Selimllari: 30/05/2018 19:28

      Kufirin e runin besniket dhe patriotet e ketij vendi,ndersa sot e menaxhojn kontrabanda,krimi droga korrupsjoni.Europa te moshape kufijt e gjelber por te liberalizonte vizat sicka bere.Nuk ka shtet ne bot qe se don kufirin.

  • desi: 30/05/2018 17:21

    Na vjen mire edhe neve qe studiojme ne austri kur degjojme qe flitet mire edhe ka bashkepunime ndermjet shteteve.

    Përgjigju
  • Aris: 30/05/2018 17:21

    Me te miret e PS xhafaj dhe lali eri per mendimin tim. Jane te vetmit qe realisht punojne dhe e kane marr seriozisht punen e tyre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Bundesliga/ Leipzig 'zhdëp' 4-1 Dortmundin, fiton Bayern Munich! Leverkusen barazim 'in extremis', 46 ndeshje pa humbje

Bundesliga/ Leipzig 'zhdëp' 4-1 Dortmundin, fiton Bayern Munich! Leverkusen barazim 'in extremis', 46 ndeshje pa humbje