Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Austri, ndërsa është takuar me homologun e tij Sebastian Kurz. Pas takimit dy kryeministrat kanë dhënë një konferencë për mediat. Sebastian Kurz deklaroi se Austria mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë, por u shpreh se nuk mund të flasë me siguri për një vendim pozitiv në 28 qershor dhe një datë konkrete për shkak se disa vende janë skeptike nisur nga problemet e tyre të brendshme.
Por tema kryesore e bisedës mes Ramës dhe Kurz ka qenë lufta kundër emigracionit ilegal nga Lindja e Mesme. Kurz u shpreh se BE do të japë mbështetje financiare për Shqipërinë dhe vendet e tjera të BE për të bllokuar rrugën e re që po përdorin emigrantët nga Greqia përmes Shqipërisë për të arritur në BE. Kancelari austriak theksoi gjithashtu se Shqipëria për të luftuar trafikun e klandestinëve do të ndihmohet jo vetëm me ndihmë financiare, por edhe me policë, që të blindohen kufijtë.
Të gjitha vendet e BE kanë nevojë për një perspektivë Europiane. Më parë ka pasur tensione për shkak të probleme etnike apo të tjerave politike. Stabiliteti në Ballkan do të thotë më shumë siguri dhe stabilitet edhe në vendin tonë.
Folëm për emigracionin ilegal, ne po përjetojmë në Ballkan një rrugë të re të emigracionit, kontrabandistët përpiqen ti marrin njerëzit nga Greqia përmes Shqipërisë për t’i dërguar në Europë. Duhet të luftojmë kundër kësaj rruge. Shifrat e refugjatëve po rriten duhet t’i trajtojmë që tani, përpara se të bëhen shumë të mëdha si në 2015.
Dëshiroj ta falënderoj Ramën, që në Shqipëri është gatishmëria për të luftuar emigracionin ilegal. Shqipëria ka nevojë dhe e ka merituar edhe mbështetjen tonë. Rama më kërkoi ta mbështes dhe unë i kam premtuar mbështetje financiare për Shqipërinë dhe vendet e tjera që janë në rrugën e re të Ballkanit për të luftuar emigracionin ilegal.
Do ta mbështesim me policë të rinj, por edhe në fusha të tjera. Së bashku me Ministrin e Brendshëm që së bashku me partnerët e tjerë që të ndalojmë fluksin e emigrantëve. Ministrat e Brendshëm kanë marrë kontakt dhe bisedimet të vijojnë në nivel ekspertësh.
Folëm edhe për mbështetjen financiare që do të bëjë BE. Negociatat? Nuk mund të jap siguri të qartë për këtë, ka disa shtete që për shkak të problemeve të tyre të brendshme e kanë të vështirë të thonë ‘PO’ por ka një dëshirë të plotë që Shqipëria të vijojë rrugën e reformave.
Sebastian Kurz
Ndërkohë që kryeministri Edi Rama u shpreh se ka një fluks të emigrantëve nga Lindja që nga Greqia tentojnë që të kalojnë drejt vendeve të Europës përmes Ballkanit, por shtoi se për momentin situata është e kontrolluar në Shqipëri. Shefi qeverisë shqiptare tha se në muajt nga janari-maj të vitit të kaluar kishte 162 emigrantë të parregullt, ndërsa këtë vit në 5 muajt e parë numri ka shkuar në 2311. Rama kërkoi ndihmë për të shmangur rishfaqjen e skenave që tronditën Europën në 2015, pasi vetëm, tha ai nuk mund të përballohet. Ndërsa për negociatat, Rama tha se Shqipëria e meriton.
Austria është një avokat i paçmuar në rrugën tonë drejt integrimit dhe unë dua ti shpreh kryeministrit dhe qeverisë austriake mirënjohjen tonë. Shikojmë një progres në marrëdhëniet bilaterale, aspektin ekonomik, por edhe përmirësimit të marrëdhënieve brenda rajonit tonë.
Në 6 muajt e ardhëm në Presidencën austriake, dëshirojmë që të shtyjmë projektin e lancuar nga unë dhe Vucic për tregut e përbashkët në Ballkanin Perëndimor. Përsa i përket emigrantëve që lëviznin nga Greqia për të ardhur në Europë. Kemi një fluks që rritet, por që për momentin ka qenë i kontrolluar prej nesh, por na duhet bashkëpunim për të shmangur rishfaqjen e skenave që tronditën Europën. Në muajt nga janari-maj të vitit të kaluar kishte 162 emigrantë të parregullt, ndërsa këtë vit në 5 muajt e parë të viti numri ka shkuar në 2311.
Kemi dakordësi të plotë për bashkëpunim me Austrinë dhe vendet e tjera për të parandaluar flukset. Kemi folur me kancelarin se cfarë kërkojmë për t’iu përgjigjur kërkesave nga vendet e BE, por vetëm nuk mund të bëhet. Ne nuk duam që në Shqipëri njerëzit që vijën të merren nga një kufi dhe të hidhen te tjetri, por të trajtohen në mënyrë dinjitoze. Jemi gati të vendosim në dispozicion kapacitetet tona, për sigurinë e kufijve dhe trajtimin me kujdes. Besoj se e kemi planin e duhur për të ndaluar një rishfaqje të filmit të 2015, që do të ishte dramatik për të gjithë ne. Përsa i përket negociatave Shqipëria e meriton.Edi Rama
Kujtojmë që para pak ditësh Mali i Zi paralajmëroi se mund të ngrite një gardh në kufi me Shqipërinë për të bllokuar kalimin e emigrantëve. Sipas autoriteteve malazeze, në lajmin e publikuar nga Reuters pak ditë më parë, pala shqiptare nuk ishte treguar korrekte në luftën kundër trafikut të emigrantëve nga Lindja drejt BE, që përdorin Shqipërinë.
Qe do thote ne shqiperi???
PërgjigjuDegjomeni mue. Po nuk kam shkue ne Evropi ua nuk hapen. Ua e kam magjine.
Përgjigju