TIRANE - Thumbat e Erjon Braçes këtë herë kanë rënë mbi selinë qendrore të PS-së. Deputeti socialist duket se është irrituar shumë nga një intervistë në Top Channel e sekretarit për Rininë dhe Emigracionin, Erjon Veliaj, ku fliste për remitancat e emigrantëve, ose thënë ndryshe paratë që ata u dërgojnë familjeve të tyre në Shqipëri. Veliaj ka pohuar se “çdo vit në Shqipëri vijnë 1 miliardë euro nga remitancat e emigrantëve që jetojnë jashtë”.
Dhe ka qenë pikërisht kjo shifër që ka shkaktuar reagimin e deputetit të Beratit. “A mund t’i thotë kush sekretarit Veliaj se remitancat e emigrantëve nuk janë më 1 miliard, as dollarë e as euro?”, pyet me ironi Braçe nga faqja e tij në Facebook. Deputeti i Beratit është ndër të paktët socialistë që vazhdojnë të komentojnë ngjarjet në vend gjatë këtij gushti të nxehtë, kur pjesa tjetër e politikës, ka shkuar me pushime.
Braçe tha se kriza ka prekur financat e emigrantëve në vendet ku jetojnë dhe kjo ka bërë që edhe sasia e parave që sjellin në Shqipëri të ulet. Sipas tij, “një nga elementet e krizës ekonomike në vend është edhe rënia dramatike e remitancave të emigrantëve”. Braçe shtoi se “modeli ekonomik që u zhvillua në këto 8 vjet u mbështet fort tek remitancat e emigrantëve pa u dhënë asgjë”.
Braçe e mbyll komentin e tij me një fjali që duket se i drejtohet direkt sekretarit Veliaj: “Mos fol për gjëra që as i di e as s’i kupton, ky është mësimi”.
Postimi i numrit dy të grupit parlamentar socialist, ka shkaktuar shumë debat mes miqve të tij në Facebook. Deri në mesditë ishin mbi 100 ata që kishin komentuar, ndër të cilët nuk mungonte kush akuzonte Braçen se po hidhte baltë mbi kolegun Veliaj.
Braçe ka replikuar ndaj akuzave duke shkruar: “Keni zënë të gjithë një zanat e doni t’i mbyllni gojën kujtdo”. “Ky është karakteri im”, pranon deputeti i Beratit, “nuk rri dot pa folur se do ti”.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com