Emigrantët, Rama: Vendimi, jo tregti me BE, të gjithë të bëjnë pjesën e tyre, Europa të zgjohet

Emigrantët, Rama: Vendimi, jo tregti me BE, të gjithë të bëjnë pjesën e tyre, Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama dhe emigrantët në Catania

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për vendimin e qeverisë së Shqipërisë për të pranuar 20 nga 150 emigrantët që ndodheshin në anijen që u bllokua për pesë ditë në portin e Catania-s. Në një intervistë për Corriere, shefi i ekzekutivit shqiptar shprehet se vendimi nuk është tregti me BE për çështjen e integrimit, pasi të gjithë duhet të bëjnë pjesën e tyre në lidhje me këtë cështje.

‘Nuk ka tregti me BE, por të gjithë duhet të bëjnë pjesën e tyre. Duhet të bënim diçka për ata persona që u kthyen në të burgosur. Këtu flitet për jetën njerëzore. Ne do të bëjmë për ta atë që bëri Italia për ne, Eritreanët e kohës. Italia ka bërë shumë për ne dhe për Evropën: por për një kohë të gjatë ajo është lënë vetëm’. Por a do të pranojë Shqipëria më shumë emigrantë në të ardhmen? Rama shprehet se ‘Nuk do ta zgjidhte problemin'.

'Shpresoj që Evropa të zgjohet dhe se të gjithë do të bëjnë pjesën e tyre’. Kryeministri nuk pranon që të komentojë kritikat pak kohë më parë të Salvinit për integrimin e Shqipërisë në BE, pasi sipas tij nuk do të zgjidhte asgjë. Shqipëria pranoi para dy ditësh që të merrte 20 emigrantë nga anija, ndërsa 25 i mori Irlanda dhe mbi 100 të tjerët u strehuan në kishat italiane.

INTERVISTA E EDI RAMES PER CORRIERE

Si do të transferohen emigrantët në Shqipëri?
Agjencitë kompetente do të merren me këtë çështje. Ne do të bëjmë për ta atë që bëri Italia për ne, Eritreanët e kohës.

Si ishin negociatat me qeverinë italiane?
Nuk kishte negociata. Ne donim të bënim diçka, në fillim kemi hezituar për të mos pasur përplasje me qeverinë italiane, por  komunikimet mes ministrave të jashtëm e kanë zgjidhur këtë. Italia ka bërë shumë për ne dhe për Evropën: por për një kohë të gjatë ajo është lënë vetëm.

A do të mirëprisni të tjerë?
Nuk do ta zgjidhte problemin. Shpresoj që Evropa të zgjohet dhe çdo shtet të bëjë pjesën e vet. Ne e thamë në vitin 2015: kemi nevojë për një plan evropian dhe e bëjmë sërish këtë apel.

A do të përshpejtojë ky gjest anëtarësimin në BE?
Nuk ka asnjë shkëmbim. Ne këtë cështje nuk e kemi diskutuar me kryeministrin italian, këtu bëhet fjalë për jetë njerëzore dhe në lojë janë gjëra më të mëdha.

Kohë më parë Salvini kritikoi hyrjen e Shqipërisë në BE...
Nuk dua të gjykoj, nuk do të zgjidhte asgjë. Për emigrantët ka pasur një mirënjohje dhe objektivi është që të kemi një pozicion europian humanitar

Cila është marrëdhënia juaj me Romën?
Marrëdhëniet midis Italisë dhe Shqipërisë kanë qenë gjithmonë të shkëlqyera, pavarësisht nga forcat politike në qeveri.

Ku duhet të përmirësohet Shqipëria?
Ne jemi në rrugën e evropianizimit: kemi bërë shumë, por mbetet shumë për t'u bërë.

Trafikimi i drogës, megjithatë, shqetëson ...
Ne jemi ndër ata që kanë bërë më shumë. Por, siç dëshmohet nga luftën kundër mafias në Itali, kjo është një betejë që zgjat shumë

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja