SHIJAK - Tetë ditë pasi kishte ardhur në Shqipëri, emigranti në Itali është përfshirë në një konflikt për pronat me kushëririn e tij aq sa është dashur ndërhyrja e policisë për të parandaluar ngjarjen e rëndë. 

Bardhyl Molla 39 vjeç me banim në fshatin Limetaj të Ishmit, u arrestua në flagrancë nga policia pasi kanosi me armë zjarri automatik kushëririn e tij 42-vjeçar me incialet F.Molla. I arrestuari ka qëlluar dy herë në ajër, ndërsa me ndërhyrjen në kohë të poliisë konflikti u neutralizua fatmirësisht pa të lënduar. 
 
U gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• arma e krimit tip automatik, model 56;
• një armë gjahu dhe
• dy gëzhoja.

arme
arme
arme
foto arme
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)