Korrupsioni në QSUT, lirohen nga burgu mjeku dhe imazheristi! Pezullohen 3 muaj nga detyra! Emigranti nga Greqia zbuloi si fusnin pacientë pa radhë në skaner: Më kërkuan 6 mijë lekë

TIRANË – Një mjek dhe teknik imazherie kanë abuzuar me detyrën e tyre duke kërkuar para nën dorë për t’u ofruar shërbim mjekësor pacientëve, në një kohë që duhet të jetë falas. Nazmi Metaliu, mjek dhe Astrit Mansaku, teknik imazherie që u arrestuan një ditë më parë, janë lënë të lirë ndonëse prokuroria kërkoi "arrest me burg". Gjykata vendosi sot që të dy të lirohen nga burgu dhe të pezullohen për 3 muaj nga detyra.

Në dosjen që disponon Report Tv rezulton se rastin e korrupsionit në QSUT të mjekut dhe teknikut të imazherisë e zbuloi një emigrant nga Greqia, i cili donte të bënte skaner dhe i kërkuan 6 mijë lekë që ta fusnin pa radhë. Në të njëjtën mënyrë vepruan edhe për mikun e tij duke thyer rregulloren e spitalit. Për t'u dukur sikur po i favorizonte, mjeku i thoshte se të tjerëve i kërkon nga 12.500 lekë për skaner ndërsa atyre po u merr vetëm nga 6 mijë lekë.

Ardian Miceli kishte pësuar aksident vite më parë në Greqi por s’kishte marrë trajtim të specializuar. Së fundmi kishte shfaqur probleme shëndetësore si marramendje e dhimbje qafe. Fillimisht shkoi pranë spitalit të Traumës, por atje i thanë që të shkonte në QSUT për të bërë analizat e nevojshme mjekësore.

Në QSUT u takua me mjekun Nazmi Metaliun, i cili i tha që të bënte skaner të trupit, shërbim që mund ta përfitonte duke dhënë para ose do të priste disa muaj sa t’i vinte radha. Miceli zgjodhi që të paguante shifrën 6 mijë lekë ndërsa mjeku Metaliu bënte të mundur komunikimin me Mansakun, i cili realizonte skanerin dhe nxirrte përgjigjen. Të njëjtin veprim kryen edhe me shokun e Micelit, Jurgest Hastulën.

“Ardian Miceli u paraqit më 18 janar në QSUT bashkë me mikun e tij Jurgest Hasula për të takuar mjekun Nazmi Metalia. Gjatë bisedës e ka pyetur përse s’ka shkuar që të bëjë skanerin, Miceli iu përgjigj se ka qenë i zënë se kishte një kushëri të sëmurë. Miceli i tregon se ndodhej në spital bashkë me mikun e tij që donte të bënte skaner pasi Covid-19 e kishte lënë me pasoja në mushkëri dhe kishte kollë të fortë.

Mjeku i thotë që mund ta rregullojnë dhe i tregon se do të fliste me kolegët që ta bënin skanerin për 6 mijë ose 7 mijë lekë, ndërsa të tjerëve i merrnin 12.500 lekë. Mjeku i tha se do ta njoftonte vetë se kur do të paraqiteshin për të bërë skanerin.

Më 24 janar rreth orës 10:00, mjeku e mori përmes aplikacionit Whatsapp që të paraqitej për të bërë skanerin. Më 27 janar rreth orës 09:40 shkoi ta takonte dhe mjeku i kërkoi 6 mijë lekë për të bërë skanerin dhe u lidh në telefon me kolegun Astrit Mansaku, i cili i bëri skaner barku dhe gjoksi. Nazmiu i dha imazheristit 6 mijë lekë dhe i tha Micelit që do të takoheshin sërish për të marrë përgjigjen e skanerit. Në përfundim të vizitës, Mansaku i thotë se ka probleme me mushkëritë dhe duhej të konsultohej me mjekë. Më pas, Miceli i tha mjekut se do të shkonte sërish me një mik që donte të bënte skaner.

Miceli bashkë me Hasulën shkuan rreth orës 10:20 te 2 shkurtit që të bënin skanerin. Mjeku telefonoi kolegun duke i thënë që të shkonte ta takonte. Me të mbërritur imazheristi, shkuan te dhoma e skanerit ku punonte Astrit Mansaku. Në atë moment mjeku i kërkoi shumë 6000 lekë Jurgestit për t’ia dhënë Astritit. Shifrën e parave ia vendosi tek përparësja e bardhë. Astriti i bëri skanerin Jurgestit pasi nuk kishte shumë radhë dhe i tha se kokën e kishte në rregull, por kishte sinozit dhe duhet të takonte një mjek te spitali francez”, thuhet në dosjen hetimore.

Ditën e djeshme, kur u arrestuan, Nazmi Metaliu nisi bisedën me kolegun në ambientet e komisaritatit, ku i thoshte Astrit Mansakut se "i kishte mashtruar të dy" pasi emigranti ishte treguar "i pabesë". Ndërsa tekniku i imazherisë i thoshte se nuk kanë faj pacientët, por ata vetë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:45
Korrupsioni në QSUT, emigranti nga Greqia mori edhe shokun për të bërë skaner! Mjeku: Do jua bëj për 6 mijë lekë, të tjerëve i marr 12.500 lekë

1613823507_qsut1.jpg

Emigranti nga Greqia, Ardian Miceli u paraqit më 18 janar në QSUT bashke me mikun e tij Jurgest Hasula për të takuar mjekun Nazmi Metalia, i akuzuar për korrupsion bashkë me teknikun imazherist Astrit Mansaku. Gjatë bisedës e ka pyetur përse s’ka shkuar që të bëjë skanerin, Miceli iu përgjigj se ka qenë i zënë se kishte një kushëri të sëmurë.

Miceli i tregon se ndodhej në spital me mikun e tij që donte të bënte skaner pasi Covid-19 e kishte lënë me pasoja në mushkëri dhe kishte kollë të fortë. Mjeku i thotë që mund ta rregullojnë dhe i tregon se do të fliste me kolegët që ta bënin skanerin për 6 mijë ose 7 mijë lekë, ndërsa të tjerëve i merrnin 12.500 lekë. Mjeku i tha se do ta njoftonte vetë se kur do të paraqiteshin për të bërë skanerin.

Në dëshminë e tij, Miceli tregoi se më 24 janar rreth orës 10:00, mjeku e mori përmes aplikacionit Whatsapp që të paraqitej për të bërë skanerin. Miceli tregoi se më 27 janar rreth orës 09:40 për të takuar mjekun Nazmi Metaliu, i cili i kërkoi 6 mijë lekë për të bërë skanerin dhe u lidh në telefon me kolegun Astrit Mansaku. Doktori e çoi te bodrumi për tu futur më pas në dhomë ku Astriti i bëri skaner barku dhe gjoksi. Në ato momente, Nazmiu i dha imazheristit 6 mijë lekë dhe i tha Micelit që do të takoheshin sërish për të marrë përgjigjen e skanerit.

Në përfundim të vizitës, Mansaku i thotë se ka probleme me mushkëritë dhe duhej të konsultohej me mjekë. Më pas, Miceli i tha mjekut se do të shkonte sërish me një mik që donte të bënte skaner. Miceli bashkë me Hasulën shkuan rreth orës 10:20 te 2 shkurtit që të bënin sknaerin.

Miceli dhe Hasula u takuan me mjekun Metaliu dhe bënë bisesdë shoqërore. Më pas mjeku telefonoi kolegun duke i thënë që të shkonte ta takonte. Me të mbërritur imazhersiti, shkuan te dhoma e skanerit ku punonte Astrit Mansaku. Në atë moment mjeku i kërkoi shumë 6000 lekë Jurgestit për t’ia dhënë Astritit. Shifrën e parave ia vendosi tek përparësja e bardhë.

Astriti i bëri skanerin Jurgestit pasi nuk kishte shumë radhë dhe i tha se kokën e kishte në rregull, por kishte sinozit dhe duhet të takonte një mjek te spitali francez.

Ora 12:12
U merrnin para pacientëve për të bërë skaner, Gjykata pezullon për 3 muaj mjekun dhe imazheristin në QSUT

1675503045_63dd0d4822a6afinalprojekt.00552303.Still015.jpg

Gjykata e Tiranës ka vendosur të pezullojë për 3 muaj nga detyra mjekun Nazmi Metaliu dhe teknikun e imazherisë Astrit Mansaku që u arrestuan një ditë më parë pasi u kërkonin para pacientëve për të kryer shërbimet mjekësore në QSUT.

Prokuroria e Tiranës kërkoi "arrest me burg", por gjykata vendosi t'i pezullojë nga detyra.

Ora 12:06
Korrupsioni në QSUT, biseda e mjekut dhe imazheristit në polici: Pushkatova veten dhe ty! Kjo është me var veten, emigranti na doli i pabesë

1650454067_qsut1.jpg

Nazmi Metaliu, mjek dhe Astrit Mansaku, teknik imazherie që u arrestuan një ditë më parë sepse u merrnin para pacientëve për t'i bërë shërbime në QSUT kanë folur në ambientet e komisariatit në Tiranë duke thënë se emigranti nga Greqia i doli "i pabesë".

Biseda me 2 shkurt brenda ambienteve të policisë

Astriti-Nazmiut: A e di çfarë ke bërë ti?

Nazmiu: Kam pushkatuar veten, të kam pushkatuar edhe ty.

Astriti: Ne sikur t’ja bëjmë vetes është tjetër histori, por t’ja bëjmë dhe shokut...

Nazmiu: Pse unë dua t’ia bëj vetes? Erdhi ai p**** nënës që e pati bërë para 2 javësh. Sa e bën tha dhe i thashë... paska qenë njeri i pabesë or burrë.

Astriti: Kjo është shoqëria. Kjo është me vra veten, me u var në litar, nuk ke çfarë i bën o Naz.

Nazmiu: Më thoshte hajde me mu, me vra veten.

Astriti: Nuk flas dot më.

Nazmiu: M*** i sëmës erdhi tek unë dhe më tha hajde merre një kafe, po lene i thashë unë, po cfarë plehre paska qenë.

Astriti: Lëre atë punë! Sikur ne kemi punën tonë, edhe ata kanë të veten. Ai është në rregull, për atë punë ka dalë, s’ke pse e shan, faji është i joni.

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 05/02/2023 10:52

    Shikoni dhe nga Spitali Vlores hallexhinjt bejne skanerin ne spital dhe per ta lexuar i dergojn te MAKSI GEGA klinik private duke i detyruar te paguajnë 50 mij lek.

    Përgjigju
  • Iris: 05/02/2023 00:32

    Mendoj qe nxitja korrupsionit ne kete rast vjen per shkaqe te tjera.Tani te gjithe kemi raste qe na duhet te bejme skaner dhe te gjithe e kemi bere kur e ka urdheruar mjeku.1-Pse shqipot jane te paduruar per rradhen? 2-Pse dite-takimet per skanera e teste te tjera te ngjashme lihen nga doktoret pas kaq shume muajsh duke detyruar njerezit te bejne veprime te tilla? 3-Perse M.SH. dhe drejtorite e spitaleve nuk i ndalojne skanimet e testet pa urdher te mjekut,qe behen me koke te pacienteve? 4-Perse shteti nuk investon me shume ne shtimin e skanerve e aparaturave te tjera testuese dhe jo vetem ne Tirane,por dhe ne qytete te tjera e keshtu te ulen rradhet,koha e pritjes e indirekt dhe korrupsioni ne lidhje me keto raste?!

    Përgjigju
  • DR JIVAGO: 04/02/2023 18:36

    Të lutem, mos më bëj të qesh! Çdo shef seksioni në QSUT është një “Boss” jashtë. Ata përdorin QSUT-në si “pik-takim me pacientët”. Pasi i këshillojnë të shkojnë në klinikën e tyre ose në klinikën e mikut në bazë të pjesës së fitimit. QSUT nuk mund të blejë pajisje. Nëse blen, dëmtojnë me qëllim. Ata investuan shumë në pajisje mjekësore. Kam frikë të shkoj në spital. Mund të shkosh atje me një problem të thjeshtë, ata mund ta bëjnë një problem të madh kompleks dhe të vendosin në çantën e klinikës së tyre dhe farmacive të tyre. Korrupsioni më i vogël është se “një mjek i thjeshtë merr 2000 lekë në xhep!”. Imagjinoni pjesën tjetër. Ndryshoni të gjithë personelin mjekësor ose vendosni 10 personel të SHISH në shërbim brenda spitalit për t'i monitoruar ata. Ata do të raportojnë pamjen reale! Gjynah për popullatën tonë!

    Përgjigju
  • Turi: 04/02/2023 12:48

    Pezullim per 3 muaj ? Keta maskarenj se 95% e mjekeve ne Shqiperi jane te tille , duhet te pezullohen perjetesisht nga ky profesion dhe te denohen me burg por kur peshku eshte qelbur nga koka cfare pret nga bishti ?

    Përgjigju
  • daniel: 04/02/2023 12:18

    Perse habiteni, nder kane bere sepse mjekesia eshte e degjeneruar, te shkosh te mjeku specialist ta jep skanerin per ta bere mbas 4 muajsh dhe per kaq kohe pacienti ka vdekur. Prokuroria duhet te perqendrohet te kokat e mjekesise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren