Nazmi Metaliu, mjek dhe Astrit Mansaku, teknik imazherie që u arrestuan një ditë më parë sepse u merrnin para pacientëve për t'i bërë shërbime në QSUT kanë folur në ambientet e komisariatit në Tiranë duke thënë se emigranti nga Greqia i doli "i pabesë".
Biseda me 2 shkurt brenda ambienteve të policisë
Astriti-Nazmiut: A e di çfarë ke bërë ti?
Nazmiu: Kam pushkatuar veten, të kam pushkatuar edhe ty.
Astriti: Ne sikur t’ja bëjmë vetes është tjetër histori, por t’ja bëjmë dhe shokut...
Nazmiu: Pse unë dua t’ia bëj vetes? Erdhi ai p**** nënës që e pati bërë para 2 javësh. Sa e bën tha dhe i thashë... paska qenë njeri i pabesë or burrë.
Astriti: Kjo është shoqëria. Kjo është me vra veten, me u var në litar, nuk ke çfarë i bën o Naz.
Nazmiu: Më thoshte hajde me mu, me vra veten.
Astriti: Nuk flas dot më.
Nazmiu: M*** i sëmës erdhi tek unë dhe më tha hajde merre një kafe, po lene i thashë unë, po cfarë plehre paska qenë.
Astriti: Lëre atë punë! Sikur ne kemi punën tonë, edhe ata kanë të veten. Ai është në rregull, për atë punë ka dalë, s’ke pse e shan, faji është i joni.
Lajmi kryesor:
Korrupsioni në QSUT, lirohen nga burgu mjeku dhe imazheristi! Pezullohen 3 muaj nga detyra! Emigranti nga Greqia zbuloi si fusnin pacientë pa radhë në skaner: Më kërkuan 6 mijë lekë
