Emigrantja shqiptare letër ministrit Salvini: S'jemi budallenj, nuk e harrojmë shprehjen 'hidhini në det'

Emigrantja shqiptare letër ministrit Salvini: S'jemi budallenj, nuk e harrojmë shprehjen 'hidhini në det'

Emigrantja Sonila Alushi dhe ministri i brendshëm italian Matteo Salvini

“Shqipëria u tregua solidare me këtë vend Zoti Ministër, jo me ju. Shqipëria është një popull emigrantësh, është një popull bujar dhe mikpritës edhe pse ende i varfër. Por mbi të gjitha Shqipëria nuk harron ndihmat e shumta nga fqinjët e vet italianë. Ashtu siç nuk harron deklaratat tuaja përbuzëse si kjo e fotografisë më poshtë marrë nga faqja juaj e Facebook-ut. Apo frazat e dhunshme të shkruara jo shumë kohë më parë, nga mbështetësit tuaj, në muret e Lombardisë, si “Shqiptarët duhen varur”! 

Oh jo, ne nuk harrojmë deklaratën e turpshme të deputetes tuaj (atëherë quheshit Liga e Veriut), asokohe Kryetare e Parlamentit italian, Irene Pivetti, e cila pa minimumin e druajtjes dhe ndjenjës, tha që SHQIPTARËT DUHESHIN HEDHUR NË DET! Dhe të hedhur në det ne përfunduam vërtetë vetëm pak ditë më pas: e kish emrin Katër i Radës ajo anija e vogël që u fundos në Otranto. U mbytën 81 shqiptarë e midis tyre fëmijë, gra, burra e të moshuar. I vunë emrin “Gjëma e të Premtes së Shenjtë” asaj tragjedie në 28 Mars 1997. Vajtuam nga veriu në jug për ata të vdekur, një vend i tërë mbajti zi. Por, më pas, anijet dhe skafet vazhduan gjithsesi të lundrojnë drejt Italisë sepse ishtë çështje mbijetese dhe ju Ministër e dini mirë, edhe pse bëni sikur s’dini! Ju bëni sikur s’e kuptoni pse njerëzit braktisin shtëpitë e tyre, për të ardhur drejt Europës, duke rrezikur jetën në det. Ju bëni gjoja Ministër, bëni gjoja në lidhje me shumë gjëra.

Edhe për faktin që, duke ju dëgjuar ju, problemet më të mëdha të këtij vendi duket sikur vijnë nga emigrantët dhe refugjatët. Nuk patëm kohën të na thahen lotët për viktimat e Xhenovas dhe Çivitës, se ja ku dolët ju me një vendim mizor (mbi anijen Diciotti e cila u bllokua në brigjet italiane me në bord refugjatët nga Eritrea të cilët po vuanin nga sëmundje të ndryshme në kushte higjenike të turpshme) për të na bërë të qajmë dhe turpërohemi për viktima të tjera; nuk arritëm të mbanim zi për ata të vdekur e të kuptonim diçka lidhur me rrëzimin e asaj ure, se ja ku na dolët ju me ankesat tuaja të zakonshme të cilat e drejtojnë gishtin vetëm nga emigrantët! Për të mos folur rreth shvendosjes së kapitaleve, për papunësinë, për Mafian, për degradimin social, për varfërinë në rritje, etj. Gjithçka mbetur në hije!

Sot del e thoni nëpër mitingje, ato ku fansat tuaj haharisen me sarkazmën tuaj të trishtë, se Shqipëria na qënkërkësh sjellë më mirë se Franca! Hajde o Ministër se e dimë shumë mirë që Francës nuk i bën as ngrohtë e as ftohtë një krahasim qesharak si ky. Dhe e dimë mirë të gjithë si e mendoni ju lidhur me komunitetin tonë: të ishte për ju dhe mbështetësit tuaj, ne shqiptarët nuk ishim ndihmuar atëherë dhe nuk do ishim të pranuar as sot.

Shqipëria, me këtë gjest, duke u pozicionuar qartë në krah me Italinë, u tregua mirënjohëse dhe bujare sepse ky vend e meriton dhe ky vend nuk përfaqësohet vetëm nga ju.

Mos e përdorni këtë gjest në favorin tuaj personal, mos na trajtoni si budallenj. Faleminderit!”

*Sonila Alushi jeton me familjen prej shume vitesh ne Bergamo, Itali. Ajo drejton fondacionin "Migra" dhe eshte aktiviste e mbrojtjes se te drejtave te emigranteve.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dielli: 30/08/2018 12:49

    Respekte

    Përgjigju
  • Manuela Consogno: 30/08/2018 10:35

    Grazie.

    Përgjigju
  • Taulanti: 30/08/2018 01:44

    Bravo Sonila qe I prishe pazaret KORRUPTIVE qe ka bere Rama me Salvinin Per mbylljen e dosjes Tahiri dhe Agron XHAFES per pranimin e 20 emigranteve afrikane

    Përgjigju
  • maurizio: 29/08/2018 22:05

    Grazie!

    Përgjigju
  • Enzo: 28/08/2018 23:29

    Grazie Sonila! La Puglia e Bari ricordano ancora tante sorelle e fratelli, la speranza nei loro volti. E ci avete ricordato i valori della solidarietà.

    Përgjigju
  • Massimo Penitenti: 28/08/2018 23:11

    Grazie, grazie veramente

    Përgjigju
  • alberto: 28/08/2018 20:59

    dici bene: molti italiani amano l'Albania e la rispettano. E salvini non rappresente che una piccola parte dell'Italia, la sua parte peggiore.

    Përgjigju
  • Milko: 28/08/2018 20:22

    Grazie, l'Albania si dimostra più intelligente ed unmana di tanti italiani. Grazie ancosa. Un abbraccio a tutti gli albanesi. Milko

    Përgjigju
  • Flamur Shabani: 27/08/2018 23:49

    Të lumtë , zonja Sonila Alushi, e meritonte një përgjigje të tillë dinjitoze Ministri i Brendshëm, Matteo Salvini, i cili, në fakt, nuk është ai që shfaqet sot, po është ai që poston deklarata përbuzëse ndaj shqiptarëve në faqen e vet të FACEBOOK-ut. Na bën krenarë me qëndrimin tënd, e nderuara Sonila.Ke treguar që ne shqiptarët jemi të varfër ekonomikisht, por jemi një popull me shpirt të madh, që dimë ta çmojmë mirësinë që na bëhet dhe të ndihmojmë edhe të tjerët kur ndodhen në vështirësi.

    Përgjigju
  • fede: 27/08/2018 23:38

    Bravo po ho vetem Salvinit..qe Prodi kur ndodhi Otranto.. Po qe sna japin qytetarin studenteve tane qe dal in shkelqyer dhe a ka me te integruar...e ad punojne per njimije euro? Shkrun te lumte dora moj bije..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin