Emigrimi drejt BE, Kuvendi miraton
rezolutën: Qeveria duhet t'i ndalojë!

Emigrimi drejt BE, Kuvendi miraton<br />rezolutën: Qeveria duhet t'i ndalojë!
Me 69 vota për, 2 kundër si dhe 2 abstenime, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar rezolutën për pengimin e migrimit ilegal të qytetarëve të Kosovës. Të gjitha grupet parlamentare në Kuvendin e Kosovës kanë mbështetur krijimin e një rezolute për migrimin ilegal.

“Grupi Parlamentar i PDK-së ka marrë pjesë aktive në debat. Të gjitha institucionet e vendit duhet të merren me këtë çështje”, ka deklaruar deputeti, Elmi Reçica. Ndërsa për LDK-në rekomandimet janë harmonizuar. “Shprehim shqetësimin për ato që po ndodhë, kjo dhimbje duhet të ndalet. Ne si Grup Parlamentar i mbështesim këto rekomandime”, ka thënë Ismet Beqiri.

Po ashtu edhe Lëvizja Vetëvendosje ka mbështetur rezolutën për migrimin. Në emër të këtij subjekti, deputetja Albulena Haxhiu ka deklaruar se kjo është një çështje urgjente që duhet të zgjidhet.

Mbështetje i ka dhënë edhe Grupi parlamentari i Nismës për Kosovën. Kurse, Daut Haradinaj nga AAK, ka qenë ai i cili ka deklaruar se pas mungesës së kryeministrit Mustafa dhe pas diskutimeve me grupet parlamentare, kanë vendosur që të heqin pikën e rendit të ditës në të cilën kërkohej të dilte në interpelancë kryeministri Mustafa.

“Siç jeni edhe dëshmitar pas një situate të krijuar mes deputetëve, mosardhja e kryeministrit Mustafa dhe ikja e shqiptarëve,atëherë e tërheqim këtë interpelancë, besoj që zotëri Beqiri jeni i kënaqur”, ka thënë Haradinaj.

Kuvendi ka miratuar edhe formimin e Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media; propozimin e Vetëvendosje për emërimin e anëtarit në Komisionin Parlamentar. Ndërsa nuk ka pasur korum për propozimin Grupit Parlamentar të Listës Serbe për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin Parlamentar.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf