Fshatrat e Bashkisë së Devollit po preken nga ndryshimet e shumta demografike.

Ndër ta është fshati Tren, vetëm 5 kilometra larg qytetit, ku kanë mbetur vetëm 70 familje.  Të moshuarit na tregtojnë se këtu kanë qenë 300 familje deri në vitet ’90.

Përveç kushteve të jetesës mungesa e alternativave për pune dhe pagat e ulta kanë detyruar të rinjtë të largohen në emigrim.

“Treçereku i familjeve kanë ikur se s’ka punë këtu. Kanë mbetur vetëm pleqtë. Unë jam me nusen, djalin e kam në Greqi”, thanë banorët.

Shkak sipas tyre është mungesa e punësimit.

Shkolla e fshatit edhe pse me kushte të mira, tani ka vetëm dy klasa kolektive. Ndërsa hareja e dikurshme dhe zhurma në rrugë, i ka lënë vendin heshtjes e zymtësisë. Në pjesën më të madhe të banesave nuk gjen njerëz, vetëm dryna që mbajnë të mbyllur dyert.